Privatizimi i OSSH-së, Ruli: Sërish do mbrojmë qytetarin
Ministri i Energjetikës, Genc Ruli ka deklaruar se shteti shqiptar ka instrumentat e nevojshëm për të mbrojtur konsumatorët dhe për të rregulluar tregun e energjisë.
TIRANE- Pas blerjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kompania ceke, CEZ do të furnizojë pa ndërprerje me energji konsumatorët shqiptare. Ministri i Energjetikës, Genc Ruli garantoi se qeveria zotëron të gjithë instrumentet për të mbrojtur qytetarët, si në drejtim të furnizimit me energji, ashtu edhe cmimit.
Arritja e parë e kryesore që do të ndihet menjëherë do të jetë furnizimi i pandërprerë dhe me cilësi me energji elektrike. Shteti në finale nuk I humbet të gjithë instrumentat për të ndikuar në tregun e energjisë elektrike apo në cmimin e energjisë elektrike në kuptimin se nëse shteti në peruidha të caktuara për arsye ekonomike, apo sociale shteti mund të vendosë të mos ketë rritje të menjehershme apo shumë të lartë të energjisë elektrike”- tha sot Ministri Ruli.
Më tej ai shpjegoi gjithashtu, se investitori cek krahas cmimit prej 102 milionë euro të blerjes së 76 për qind të aksioneve do të shlyejë edhe borxhet e OSSH deri më 1 janar 2008, kur u hap edhe gara për këtë privatizim. Ndrëkohë që debia e krijuar gjat vitit të kaluar prej rreth 65 milionë euro, për shkak të importit të energjisë do t’i kalojë KESH-it.
“Këtë kusht e kemi pasur në dokumentet e tenderit, për shkak të blerjeve më të mëdha se planifikimi që bëmë në 2008, dhe cmimet e larta që ka pasur tregu ndërkombëtar i energjisë”- tha Ruli duke sqaruar se gjatë kësaj periudhe janë blerë mbi 2 mld kv orë energji gjatë këtij viti, për shkak të thatësirës që zgjati der në nëntor.
Ministri i Energjetikës, Ruli ka shtuar se kompania CEZ ka marrë përsipër uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve, sipas objektivave të vendosur nga qeveria shqiptare. Për këtë arsye, investitori ka planifikuar të investojnë rreth 250 milionë euro në rrjetin eleketrik të shpërndarjes gjatë 5 viteve të ardhshme.
(s.g/BalkanWeb)