Privatizimi i OSSH-së, sipas ligjit të konkurrencës
28/05/2009 Komisioni i Konkurrencës
Privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes është në përputhje me rregullat e tregut. Ky është vlerësimi i Autoriteti të Konkurrencës, i cili miratoi autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet transaksionit të shitblerjes së 76 për qind të aksioneve të OSSH-së nga METE te kompania çeke, CEZ. “Transaksioni është realizuar nëpërmjet “Marrëveshjes për blerje aksionesh” e datës 11 mars 2009, nënshkruar nga METE dhe shoqëria CEZ. Marrëveshja e përqendrimit të synuar është miratuar nga Kuvendi më datë 23 Prill 2009”, - thuhet në njoftim. Transaksioni i njoftuar paraqitet si përftim kontrolli i drejtpërdrejtë, ku OSSH-ja do të kontrollohet nga aksioneri mazhoritar CEZ, zotërues i 76 për qind të kapitalit aksioner me të drejtë vote. Ministri i Ekonomisë, si përfaqësues i shtetit do të zotërojë 24 për qind të aksioneve. “Tregu i shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike është një treg i rregulluar nën mbikëqyrjen e ERE-s që ka kompetencë të miratojë tarifat dhe metodologjitë e llogaritjes së çmimit për konsumatorët finalë”, - thuhet në njoftim.