Digjen mbeturinat, Vlora nën pushtetin e tymit
28/05/2009 Indinjohen banorët: Të gjenden zjarrvënësit
VLORE- Mbrëmjen e kaluar e gjithë zona e lagjes “1 Maji” dhe “24 Maji” janë mbuluar nga një re e madhe tymi, i cili ishte shkaktuar nga djegia e disa koshave të mbeturinave në të njëjtën kohë.
Që prej dy netësh sapo afron ora 20 00 mbrëmjes e gjithë zona e lagjes “1 Maji” dhe “24 Maji” përfshihen nga re të mëdha tymi, të cilat kanë ndotur të gjithë zonën. Kjo situatë është shkaktuar nga një djegie masive e mbeturinave duke bërë të pakalueshëm të gjithë zonën e quajtur ndryshe Cole si dhe Kume. Shumë qytetarë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këtë situatë duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit për gjetjen e zjarrvënësve të koshave të mbeturinave. Kjo situatë ka bërë që e gjithë ndotja, e cila shkaktohet si pasojë e djegies së mbeturinave të shkaktojë çlirimin e tymit, i cili sipas specialistëve të mjedisit është shumë dëmtues për njerëzit. Qemal Mece, një prej banorëve të zonës është shprehur se i është dashur që të mbulojë fytyrën për rreth një kilometër kur ka dalë nga shtëpia mbrëmjen e kaluar për shkak të tymit që ka përfshirë të gjithë lagjen e tij. Ndërkohë që familjarë të tjerë janë ankuar se era e tymit ka qëndruar për gjatë gjithë natës në zonë dhe pamja përngjante më shumë me një mjegull për shkak të dendësisë së tymit. Banorët bëjnë apel për të gjetur shkaktarët e kësaj situatë, e cila që prej dy netësh po ndot zonën e Coles dhe Kumes ku të prekur përveç banorëve të zonën mund të jenë dhe turistët e ardhur herët këtë vit. Banorët shtojnë se djegiet vijojnë përgjatë gjithë natës dhe askush nuk kujtohet t’i shuajë këto zjarre, të cilat shuhen vetë në orët e mëngjesit. Kjo panoramë nuk është aspak privilegjuese për Vlorën sidomos në pritje të turistëve për këtë sezon veror. Ndërkohë në bregdetin e Vlorës kanë mbërritur si rrallëherë më parë shumë shpejt turistët e parë, të cilët kanë prenotuar dhoma hoteli apo banesa familjare për të pushuar.