E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC mbështet ngritjen e bibliotekës në Rrëshen

28/05/2009  300 libra artistikë

Kompania AMC bëri të mundur pajisjen me më shumë se 300 libra artistikë të bibliotekës së Rrëshenit. Mungesa e literaturës së nevojshme për të realizuar programin mësimor, si dhe vështirësitë që hasnin nxënësit në gjetjen e saj, ishin arsyet e këtij bashkëpunimi ndërmjet AMC-së dhe shkollës së mesme në Rrëshen. Përzgjedhja e librave është bërë duke u mbështetur në kërkesat e programit mësimor dhe do të ndihmojë jo vetëm në ngritjen e nivelit të mësimdhënies, por edhe në nxitjen dhe promovimin e kulturës së leximit e dashurinë për librin te nxënësit e shkollës. Shkolla e mesme në Rrëshen ka rreth 600 nxënës dhe është e vetmja në këtë qytet. “Duhet të falënderojmë AMC-në, e cila na ka mbështetur edhe më parë në projekte të tjera”, - u shpreh Nik Nikolli, drejtori i shkollës. Edukimi është konsideruar si një nga shtyllat më të rëndësishme të strategjisë sociale nga kompania AMC. Kjo iniciativë është gjithashtu vijim i kontributit për ngritjen e dhjetëra bibliotekave në shkollat nga veriu në jug, në kuadrin e projektit “Shqipëria Lexon”, por edhe në shkollat e rikonstruktuara në zonën e Gërdecit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›