E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditoni nëse nuk ndikoheni nga kriza

27/05/2009  Kryeministri Berisha tek Raiffaisen

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë, sot pasdite, në ceremoninë e 5 vjetorit të aktivitetit të Raiffeisen Bank në Shqipëri. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm, Presidenti i Bordit Drejtues të Bordit të Raiffeisen Bank, Dr. Herbert Stepic, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z.Oliver J.Whittle, etj. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për gjithë mbështetjen që Raiffeisen Bank i ka bërë ekonomisë shqiptare dhe tregut bankar në Shqipëri. Në këtë kontekst, Kryeministri i bëri një apel gjithë sistemit bankar në Shqipëri që të mos ndikohet nga kriza e përgjithshme financiare botërore. “Unë i ftoj bankat që, në përputhje me realitetin shqiptar, të kreditojnë, të kreditojnë, të kreditojnë. Në mënyrë absolute, të gjithë treguesit e ekonomisë shqiptare janë optimist dhe në rast se ju, nuk ndikoheni nga kriza financiare botërore, e cila edhe ajo po kalon tashmë, ju do të keni këtu përfitimet më të mëdha me kreditimet tuaja”. Kryeministri Berisha siguroi se në katër vitet që vijnë, ndryshimet dhe zhvillimi në vend, do të jetë 4 herë më i madh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›