E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i kolaudimit, në dhjetor gati ofertat

 

Shërbimi i kontrollit teknik apo siç njihet ndryshe kolaudimi i makinave, së shpejti do të jepet me koncesion. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në datë 9 shtator 2008 ka përfunduar cikli i plotë i hartimit të dokumentacionit dhe njoftimi i subjekteve të parakualifikuara në fazën e parë. Bëhet fjalë për kompanitë SAS SAKAR Francë, TUV SUD Gjermani si dhe SGS Zvicër. Dorëzimi i ofertave nga tre subjektet e parakualifikuara do të bëhet pranë MPPTT më datë 18 dhjetor. Sipas burimeve nga kjo ministri, grupi i punës do të kryejë vlerësimin e ofertës fituese dhe do ta shpallë rezultatin e vlerësimit në muajin dhjetor 2008. Kontrata e koncesionit do të bëhet deri në 20 vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›