E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e naftës manipulohen për qëllime gjeopolitike

Mahmud Ahmadinexhad e përdori prezencën e tij në takimin e Romës për të sulmuar sërish Izraelin, duke e cilësuar regjimin e tij "kriminal dhe terrorist". Në fjalën e tij ai tha se forca të ndryshme për përfitimin e tyre po ngrenë në mënyrë artificiale çmimin e naftës, për të realizuar më pas qëllimet e tyre gjeopolitike. "Ndërkohë që rritja e konsumit është më e ulët se ajo e prodhimit dhe tregu është plot me naftë, çmimet vazhdojnë të rriten dhe kjo është një situatë tërësisht e manipuluar", deklaroi ai në takim. Sipas tij, janë disa vende kapitaliste të fuqishme ato që mbajnë këto çmime artificiale. Duar të fshehura dhe të pafshehura po punojnë që të kontrollojnë përfundimisht çmimet për të përmbushur axhendën e tyre politike dhe ekonomike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›