E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren, Vetëvendosja në protestë kundër ndryshimit të emblemës së qytetit

“Me flamuj kombëtar të vendosur gjithandej qytetit të Prizrenit, mijëra qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria po protestojnë me moton ‘Lidhja është e jona’ për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka marrë vendim që të ndryshohet emblema e qytetit të Prizrenit, e cila përmban Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Protesta po mbahet në 132 vjetorin e krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Protestuesit nga sheshi “Shadërvan” kanë marshuar drejt godinës së Kuvendit Komunal ku kanë vendosur në mënyrë simbolike emblemën e qytetit, e cila është hequr nga aty pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Organizatorët e protestës kanë akuzuar institucionet e Kosovës se heshturazi, por me vendosmëri dhe gradualisht po e çrrënjosin substancën kombëtare shqiptare të qytetarëve të Kosovës.

”Jemi mbledhur këtu në kryeqytetin politik të kombit shqiptar për të demonstruar kundër sulmit që po i bëhet Lidhje Shqiptare të Prizrenit. Nëse sot po na rrezikohet Lidhja e Prizrenit, kjo vjen për shkak se nuk kemi udhëheqës politik sikur ata të Lidhjes së Prizrenit” tha Glauk Konjufca i lëvisjes “Vetëvendosje”.

“Për fat të keq, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që nuk mundi ta ndalojë Sulltani e ndaloi Enver Hasani, e ndaloi Kushtetuta, përkatësisht Kuvendi i Kosovës që e ka bërë Kushtetutën. Prandaj rruga më e mirë për ta mbrojtur Lidhjen e Prizrenit dhe identitetin shqiptar është rruga kushtetuese e ndryshimit të Kuvendit dhe Kushtetutës” tha Hysamedin Ferraj, profesor nga Univestiteti i Tiranës.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident. Mirëpo, me gjithë mbarvajtjen e qyetë të protestës, pas përfundimit të saj, rreth ores 16:40 policia ka arrestuar pesë aktivistë të kësaj lëvizjeje, të cilët janë Durim Xhemajli, Durim Jasharaj, Arianit Sadiku, Muhabet Shemsiu, Hekuran Sejfullahu.

Një qytetar boshnjak i Prizrenit është ankuar në Gjykatën Kushtetuese për stemën e komunës për shkak se ajo përmban simbolin e Lidhjes së Prizrenit, gjë që sipas tij, paraqet kërcënim për identitetin e komuniteteve pakicë që jetojnë në këtë qytet.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›