E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drini i rikthehet normalitetit,ulen prurjet e shkarkimet

Liqeni i Fierzës bie me 9 centimetra, ndërsa prurjet në të janë 400 metra kub për sekondë, nga 430 metra kub që ishin një ditë më parë. Duke qenë se niveli i prurjeve ka rënë, edhe shkarkimet janë ulur gjithashtu. E njëjta situatë vihet re edhe në hidrecentralin e Komanit, i cili ndodhet në kuotat e 170 metrave e 40 centimetrave. Për sa i përket Vaut të Dejës, situata edhe në këtë HEC është drejt përmirësimit të plotë. Nga ky basenë ujëmbledhës shkarkohen 810 metër kub për sekondë, ndërkohë që një ditë më parë, derdhjet ishin 950 metër kub për sekondë, çka do të thotë se janë ulur shkarkimet.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›