Rrahën drejtorin,lirohen nga gjykata
GJIROKASTER – Gjykata e Gjirokastrës lë të lirë dhunuesit e drejtorit të gjimnazit. Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë ndaj Rexhep dhe Aleksandër Kalemaj, babë e bir, i pari u la në arrest shtëpie, ndërsa i dyti do të hetohet në gjendje të lirë. Ata u arrestuan të premten, pasi u denoncuan për dhunë nga ana e Panajot Qurkut, drejtori i shkollës së mesme “Siri Shapllo”, në Gjirokastër. Konflikti mes familjes Qurku dhe familjes Kalemaj, ka iniciuar vitin e kaluar, për shkak të një ndërtimi mes shtëpive për të vijuar para tri ditëve kur u dhunua drejtori 55-vjeçar, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve. Vetë ky i fundit, pas vendimit të marrë dje nga gjykata ia ka lënë në dorë prokurorisë që ta ndjekë çështjen, duke nënkuptuar se është kërkues për apelimin e masës. Një vit më parë, e shoqja e Qurkut u godit në mes të rrugës, vepër për të cilën familja Kalemaj u gjobit me një shumë prej 1 milion lekësh. p.n