PER MBROJTJEN E VECANTE PERSONALE, FAMILJARE DHE PASURORE TE GJYQTAREVE DHE SIGURIMIN E JETES DHE PASURISE SE TYRE.
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, te nenit 24 te ligjit nr.9877, date 18.02.2008 " Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise", te nenit 10 te ligjit nr. 9110, date 24.07.2003 "Per organizimin dhe funksionimin e gjykatave per krime te renda", dhe shkronjes "dh" te nenit 4 te ligjit nr. 9749, date 04.06.2007 "Per Policine e Shtetit", me propozim te Ministrit te Drejtesise, Keshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Gjyqtareve te Gjykatave per Krime te Renda dhe Gjykates se Apelit per Krime te Renda u sigurohet mbrojta e vecante personale, familjare dhe pasurore kur per shkaqe qe lidhen me detyren u rrezikohet, jeta, familja ose prona.
2. Me mbrojtje te vecante personale ne kete vendim do te kuptohen masat, me karakter organizativ dhe profesional per sigurimin dhe ruajtjen e vecante fizike, mbrojtjen familjare dhe pasurore te gjyqtareve, si dhe masat e tjera qe lidhen me kete mbrojtje.
3. Per shqyrtimin e kerkeses per sigurimin e mbrojtjes se vecante ngrihet Komisioni i Posacem per Mbrojtjen e Gjyqtareve (me poshte i quajtur "Komisoni"), i cili perbehet nga:
a) nje perfaqesues i Keshillit te Larte te Drejtesise
b) nje perfaqesuesi i Ministrise se Drejtesise;
c) nje perfaqesuesi i Ministrise se Brendshem;
d) kryetari i Gjykates prane te ciles ushtron detyren gjyqtari ne rrezik;
e) nje perfaqesues i Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.
f) nje perfaqesues i Ministrise se Financave
Kryetar i Komisionit eshte perfaqesuesi i KLD-se. Ne mungese te Kryetarit, anetaret e Komisionit thirren nga personi i autorizuar prej tij, i cili kryeson mbledhjen e Komisonit. Masa e shperblimit te anetareve te Komisonit ose kur eshte rasti, i perfaqesuesve te tyre, te jete 5000 leke per cdo mbledhje.
4. Kerkesa me shkrim per mbrojtje te vecante i paraqitet Komisonit nga:
a) gjyqtari
b) perfaqesuesi Policise se Shtetit ne Komision ose nje perfaqesues i i autorizuar prej tij.
5. Kriteret qe duhet te permbushen per te perfituar mbrojtjen e vecante jane:
a) kerkesa per mbrojtje te vecante nga gjyqtari ;
b) ekzistenca e rrethanave serioze qe rrezikojne jeten, familjen ose pronen e gjyqtarit;
c) ekzistenca e lidhjes shkaksore midis rrethanave serioze dhe ushtrimit te detyres nga gjyqtari
6. Gjyqtari i cili kerkon mbrojtje te vecante, paraqet kerkese me shkrim prane Keshillit te Larte te Drejtesise. Kerkesa duhet te permbaje:
a) gjeneralitetet e plota te subjektit kerkues;
b) permbledhje te fakteve dhe rrethanave, te cilat perbejne rrezik serioz per gjyqtarin, te cilat e detyrojne ate qe te kerkoje mbrojtje te vecante, si dhe burimin e provave ku bazohen ato;
c) llojin e mases dhe kohezgjatjen e saj.
7. Kerkesa per mbrojtje i paraqitet nga KLD nga perfaqesuesi i Policise se Shtetit ne Komison ose perfaqesuesi i autorizuar prej tij, kur ka te dhena te besueshme qe provojne se nje gjyqtari i rrezikohet jeta, familja ose pasuria. Perfaqesuesi i Policise se Shtetit ne Komision, njofton menjehere Kryetarin e Komisionit, i cili merr masa te shpejta per mbledhjen e Komisionit.
Kur rreziku ndaj gjyqtarit eshte serioz dhe i ate castshem perfaqesuesi i Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ne Komision urdheron strukturat e Policise se Shtetit per te marre masa te menjehershme qe garantojne jeten, familjen ose pasurine e gjyqtarit deri ne mbledhjen e Komisionit. Komisioni, mbas shqyrtimit te kerkeses, vlefteson masat e marra nga strukturat e Policise se Shtetit dhe disponon, kur eshte rasti, per vazhdimin e metejshem te tyre.
8. Kryetari i Komisionit menjehere pas marrjes se kerkeses per mbrojtje njofton anetaret e komisionit per mbledhjen e radhes.
Komisioni duhet te mblidhet menjehere dhe jo me vone se 48 ore nga paraqitja e kerkeses sipas pikes 5.
Mbledhjet e Komisonit zhvillohen ne godinen e K.L.D-se.
9. Mbledhjet e Komisionit jane te vlefshme kur jane te pranishem jo me pak se kater anetare te tij. Vendimet e tij jane te vlefshme kur miratohen nga te pakten 3 anetare te pranishem ne mbledhje. Kur numri i votave pro dhe kunder te anetarve te Komisionit eshte i barabarte, gjyqtari perfiton mbrojtjen e vecante.
10. Komisioni merr ne shqyrtim kerkesen e paraqitur, dhe kur bindet per nevojen e sigurimit te mbrojtjes per gjyqtarin, shprehet me vendim mbi mbrojtjen e kerkuar. Vendimi permban masat konkrete te mbrojtjes se vecante, numrin e shoqeruesve personale, kur eshte rasti, afatin brenda se ciles sigurohet mbrojtja, si dhe masa te tjera qe lidhen me kete mbrojtje. Vendimi i Komisionit i njoftohet gjyqtarit nepermjet kryetarit te gjykates ku ushtron detyren dhe strukturave pergjegjese per mbrojtjen nga perfaqesuesi i Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.
11. Komisioni, me kerkese te gjyqtari ne mbrojtje, mund te vendose zgjatjen e afatit te masave te mbrojtjes, nese rrethanat per te cilet eshte siguruar me pare mbrojtja, vazhdojne te ekzistojne edhe mbas perfundimit te ketij afati.
12. Struktura dhe organika e nevojshme per mbrojtjen e vecante te gjyqtareve sipas ketij vendimi, trajtimi financiar, lloji i armatimit dhe i pajisjeve ndihmese, kriteret e perzgjedhjes se efektivave qe ngarkohen me kete detyre dhe rregullat per menyren e zbatimit te masave miratohen me urdher te Ministrit te Brendshem.
13. Sigurimi i mbrojtjes se vecante zbatohet me kerkese te gjyqtarit ne rrezik dhe ne rastin e gjyqtareve te tjere te sistemit te drejtesise, sipas kritereve dhe kushteve te percaktuara ne kete vendim.
14. Shteti siguron jeten, aftesine per pune dhe pasurine e gjyqtareve te gjykatave per Krime te Renda dhe Gjykates se Apelit per Krime te Renda, nepermjet lidhjes se kontrateve te sigurimit me shoqerite e sigurimit, pergjate gjithe kohes qe ata ushtrojne detyren. Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor, mbasi percakton numrin e gjyqtareve te cileve u sigurohet jeta dhe llojin e pasurise, lidh kontraten e sigurimit per cdo gjyqtar.
15. Efektet financiare per zbatimin e ketij vendimi perballohen nga buxheti vjetor i Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor.
16. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Ministri i Drejtesise, Ministri i Brendshem, Ministri i Financave, Keshilli i Larte i Drejtesise, Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA