ProCredit Bank: Kurseni kohën dhe paratë tuaja me e-banking
Këtë mesazh përcjell oferta e fundvitit të ProCredit Bank për klientët e saj dhe publikun e gjerë. Çdo individ apo kompani mund të kryejë pagesa apo transferta bankare në siguri të plotë në internet, nga shtëpia apo zyra, duke përdorur shërbimin e-banking të ProCredit Bank. Këtu fjala e mençur “Koha është flori” merr kuptim të plotë, sepse koha që mesatarisht një klient do të shpenzonte duke shkuar në bankë dhe kryer fizikisht disa pagesa është 1 deri 2 orë. Opsionet e shërbimit e-banking që mund të zgjidhni në ProCredit Bank janë të ndryshme. Aksesi i lirë që përfitohet pa pagesë, ka karakter informues për përdoruesin, ndërsa opsioni akses i plotë ofrohet në një tarifë modeste prej 2 500 lekë për një periudhë trevjeçare. Për bizneset është dizenjuar një opsionin i kombinuar, që siguron efektivitet nëpërmjet përdorimit të një llogarie nga disa persona të autorizuar në nivele të ndryshme. Kur flasim për sigurinë në rrjetet kompjuterike, garancia që ofron ProCredit Bank për klientët e saj në ekzekutimin e pagesave dhe transfertave online është tepër e lartë dhe mbështetet nga teknologjia gjermane e fjalës së fundit. Një pajisje elektronike që gjeneron kodin tuaj personal çdo dy minuta bën të pamundur përdorimin e tij nga abuzuesit. Oferta që ProCredit Bank lançon në prag të sezonit të festave sjell tarifat më konkurruese për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare me avantazhin e ekzekutimit brenda ditës. Ndërsa tarifat brenda rrjetit të bankave ProCredit nëpër botë janë më të ulëtat të aplikuara në sistemin bankar.