Subvencionet për fermerët në 2012
21/12/2011 Programi i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Këtë vit përfituan 20 mijë fermerë
Sektorët që përfitojnë janë ullinjtë, agrumet, prodhimi i produkteve bujqësore “BIO”
Programi i subvencionimit, si një nga drejtimet kryesore të Ministrisë së Bujqësisë do të ketë prioritet gjatë 2012-ës mbështetjen financiare të sektorëve të rëndësishëm të bujqësisë dhe agroindustrisë. Mbjellja e ullinjve, agrumeve, pemëve frutore, vreshtave dhe ujitja me pika në pemëtore, prodhimi i produkteve bujqësore “BIO”, prodhimi blegtoral në baxho, dhe prodhimi i vajit të ullirit extra -vergine do të jenë disa nga sektorët kryesorë që do të përfitojnë mbështetje të drejtpërdrejtë nga ky projekt gjatë vitit të ardhshëm. Numri i fermerëve përfitues gjatë vitit 2011 nga programi i subvencionimit vlerësohet të jetë 50 për qind më shumë se në 2010, ose rreth 20 mijë përfitues në të gjithë vendin. Ndërkohë që programi i subvencionimit si një nga eksperiencat më të mira që zbatohet edhe në vendet e BE-së, ka hyrë në fazën intensive të zbatimit të tij dhe paraprakisht deri në fund të këtij viti, pritet të shënojë një rritje prej 30 për qind të sipërfaqes së tokës së punueshme krahasuar me një vit më parë.
Skema e re
E veçanta në programin e mbështetjes për këtë vit është futja e skemave të reja që favorizojnë zonat malore të vendit, në mënyrë të veçantë, ato më pak të favorizuara. Ndërkohë që, dy janë komponentët bazë që po marrin përparësi: programi kombëtar i ullirit dhe arrorët, gështenja, lajthia, bajamja dhe shega. Në skemat e subvencionit të vitit 2011 një vend të rëndësishëm po zë nxitja e kreditimit bankar të sektorit bujqësor, ku po subvencionohet 70 për qind e normës së interesit për 5 vite radhazi për kreditë që merren për ruajtje dhe përpunim të produkteve bujqësore, për blerje të mekanikës bujqësore, si dhe për aktivitete që lidhen me peshkimin dhe përpunimin e produkteve të peshkut. Aplikimi i subvencionit do të vijojë të zbatohet edhe për krijimin e fondit të garancisë në masën 50% të vlerës së principalit për kreditë që merren për aktivitete bujqësore, agro-përpunuese, si dhe produkte të orientuara për eksport.
Programi në 2011
Gjatë vitit 2011 kanë përfituar mbi 8 mijë fermerë nga subvencionet e shtetit për mbjelljen e drurëve frutorë, për zhvillimin e teknologjive të ujitjes, për prodhimet në sera, prodhimin e qumështit, mjaltit, vajit të ullirit. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural raporton se shumica e subvencioneve janë shpërndarë në qarqet e Beratit, Fierit, Shkodrës dhe Elbasanit, duke theksuar se gjatë këtij viti u rrit me 80 për qind numri i fermerëve që aplikuan për subvencione, kundrejt 2010-ës. Nga shteti janë mbështetur edhe industritë agropërpunuese, në mënyrë që të mos dëmtohen produktet e fermerëve, por të jenë gjithnjë të gatshme për të dalë në tregun vendas dhe atë të huaj.
Subvencionet për fermerët:
350 mijë lekë për çdo ha tokë të mbjellë me dru frutorë dhe arrorë
200 mijë lekë blerje plasmasi për çdo ha të mbjelljes me serë
70 mijë lekë për prodhimin e produkteve bio në fermë
100 lekë/litër vaji ulliri nëse prodhon më shumë se 15 ton në vit
600 lekë për koshere bletë