"Trashëgimtari", edhe një infermiere nën hetim
Zgjerohet skandali i korrupsionit të bluzave të bardha zbuluar dy ditë më parë. Një tjetër infermiere vihet nën hetim për ryshfetin te materniteti "Koço Glozheni". Njësia hetimore që lufton krimin ekonomik në Prokurorinë e Tiranës tha dje se infermierja ende nuk është njohur me masën e sigurisë, pasi ndodhet për vizitë private jashtë Shqipërisë, ndërsa do të ndalohet në momentin e parë që do të mbërrijë në atdhe. Task-Forca në prokurorinë e kryeqytetit ka zbardhur skemën e mitmarrjes në maternitet, ku mamitë dhe mjekët bashkëpunonin për ndarjen e të hollave. Gjithçka është dokumentuar me prova nga hetuesit, të cilët së shpejti do të verifikojnë masën e arrestit për tre mjekët dhe dy mamitë që akuzohen për "korrupsion pasiv".
Skema
Prokuroria ka zbardhur skemën e ryshfetmarrjes që ndiqej nga një pjesë e personelit të maternitetit "Kiço Glozheni". Dy mjekët dhe katër infermieret bashkëpunonin me njëri-tjetrin, ndërsa ndarja e lekëve kryhej në mënyrë të barabartë. "Tetë muaj më parë, në Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës është regjistruar një kallëzim nga një qytetar me banim në kryeqytet, i cili akuzonte mjekët e maternitetit për marrje ryshfeti. Ai akuzonte një personal të caktuar në këtë maternitet, duke deklaruar se gjithçka realizohej prej shumë kohësh", thanë burimet brenda Task-Forcës. Sipas tyre, oficerët e policisë gjyqësore, duke bashkëpunuar me agjentë të policisë në terren kanë mbajtur nën vëzhgim gjashtë personat e dyshuar. Gjithashtu janë vënë nën përgjim numrat e telefonit të mjekëve, nga ku janë zbardhur detajet e para që kishin të bënin me një vepër penale. Hetuesit, në momentin që ishin bindur për korrupsion, kanë kryer dokumentimin e rasteve. Të gjithë janë kapur në mënyrë flagrante. "Gjithsej janë dy raste të dokumentuara, ndërsa po punojmë për të paktën dhjetë të tilla. Dyshohet se mjekët dhe infermieret bashkëpunonin me njëri-tjetrin për ndarjen e të hollave që merrnin nga qytetarët e shumtë. Rastet janë faktuar me përgjime dhe vëzhgime", thanë burimet nga prokuroria, të cilat shtojnë se për një lindje me operacion mjekët merrnin një ryshfet nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë. Të hollat kërkoheshin nga tre infermieret dhe më pas realizohej ndarja me mjekët.
Hetimet
Krahas dokumentimit të rasteve në fjalë, hetuesit e Task-Forcës janë përqendruar në evidentimin e pasurive që mund të kenë ngritur mjekët dhe infermierët. Mësohet se janë kërkuar të dhëna nga zyrën e Hipotekës në Tiranë, si dhe në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Dje, hetuesit e çështjes kanë shkuar për të marrë në pyetje të akuzuarit që ndodhen në masën e sigurisë "arrest shtëpie", por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë, duke u mjaftuar me fjalët se "do të mbrohemi me avokat". Gjithçka nisi kur dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi për tre mjekë dhe dy infermiere masën "arrest shtëpie", ndërsa një infermiere tjetër është nën hetim për të njëjtat raste. Bluzat e bardha akuzohen për veprën penale të "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", ndërsa ishin nën hetim nga policia prej 8-muajsh. Në arrest shtëpie janë vënë Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Hyra Reçi, Nilka Ferhati dhe Lefter Mano. Ndërsa i gjithë operacioni i policisë është koduar "Trashëgimtari".