Vlorë, vëmendja të ngjarjet e vjetra
28/02/2009 Analiza e Prokurorisë
VLORE- Në analizën vjetore, që u zhvillua pasditen e djeshme, në mjediset e organit të akuzës, në prani edhe të Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, u prezantua problematika dhe drejtimet kryesore të punës për vitin e kaluar. Kreu i kësaj prokurorie, Sokol Malaj, nënvizoi mes të tjerash se gjatë vitit 2008, puna u përqendrua kryesisht, në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të vjetra, të rasteve të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, të punonjësve të administratës publike, falsifikimit të dokumenteve të pronësisë, trafikimit të lëndëve narkotike dhe kultivimit të bimëve narkotike. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar, nisi puna për hetimin dhe zbardhjen e 24 ngjarjeve të vjetra, të ndodhura nga vitit 1997 deri në 1999, kryesisht vrasje, vjedhje me dhunë etj. Në punën hetimore të Prokurorisë së Vlorës, për vitin 2008 u veçuan edhe rastet e hetimit të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv, ku u përfshinë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë vendorë. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, vlerësoi punën e mirë, që është bërë nga Prokuroria e Vlorës. Ndërkohë Rama e vlerësoi shqetësues faktin se gjatë vitit të kaluar u regjistruan 490 çështje të pezulluara, pavarësisht se pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë rastet e vjedhjes dhe ato të kultivimit të bimëve narkotike. Prokurori Skënder Dauti, i cili është përgjegjësi i zyrës së krimeve të kryera nga të mitur është shprehur se nga ana e policisë ka pasur një ndërhyrje jo të rregullt në drejtim të të miturve ku në shumicën e rasteve nuk çohet psikologu për këshillim. Sipas Dautit, përveç të tjerash minorenët duhet të kenë ambiente të ndara dhe jo për çdo krim të mbahen me orë të tëra apo dhe me ditë.