E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhuku: Kontrata e re e energjisë dëmton konsumatorin

Alb Konfindustria i ka kërkuar qeverisë dhe Entit Rregullator të Energjisë që të rishikojë draftin e kontratës së re të energjisë elektrike. Sipas drejtorit Ekzekutiv të kësaj organizate, Gjergj Buxhuku, kontrata ka mjaft pika në dëm të konsumatorit.

Ai tha se, do t’i dërgohen ERE-s disa propozime konkrete për përmirësimin e draftit. Prej rreth një viti, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka zhvilluar seanca dëgjimorë me grupet e interesit për të hartuar një kontratë të re të energjisë sa më afër konsumatorit.

Deri më sot, marrëdhëniet e konsumatorëve me operatorin privat rregulloheshin me anë të një kontrate të vitit 2005. Kjo kontratë parashikonte vetëm shërbimin publik për furnizimin me energji elektrike, duke shkaktuar kështu shumë mangësi në marrëdhëniet tregtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›