E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Grisni formularin ku ju kërkohet kombësia

Adriatik Lapaj, përfaqësues i Aleanca Kuq e Zi, ka folur dje përpara derës së INSTAT-it duke u bërë apel mbarë popullit shqiptar që të grisë faqen e zezë të formularit të censusit. “Që nga fillimi e deri më sot Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar paligjshmërinë e ligjit të censusit, që nga hartimi e deri te votimi i tij në Parlamentin Shqiptar, i cili mori vulën kuq e zi nga Gjykata Kushtetuese, si i tillë. Në këto kushte, kur shteti dhe qeveria shqiptare nuk i mori për bazë mbi 40 mijë qytetarë të këtij vendi, të cilët me vullnetin e tyre kërkuan që ligji i censusit të ndryshohej, dhe mbi të gjitha kur kjo qeveri nuk përfill vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrezoi çdo amendament të ligjit për gjendjen civile mbi ndryshimin e kombësisë, ne, Aleanca Kuq e Zi, i bëjmë qytetarëve shqiptare këtë apel:

Grisni faqen e zezë në fund të formularit ku ndodhen dy pyetjet për etninë dhe fenë, pasi në këtë formë ju zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin qeveria po e shpërfill. Grisni faqen ku ndodhet pyetja për etninë dhe fenë. Grisni faqen ku ndodhen pyetjet 39 dhe 40. Grisja e fletës së fundit të formularit të censusit nuk përben gjobë apo sanksion, sepse dy pyetjet për etninë dhe fenë janë fakultative dhe mbi të gjitha Gjykata Kushtetuese i ka shfuqizuar ato”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›