Problematika e notit shqiptar

Nga parajsa në ferr. Kështu mund të përkufizohet situate në të cilën ndodhet noti në vendin tonë. Nga një disiplinë e përfaqësuar me dy sportistë në Olimpiadën Londër 2012, në një federatë që nuk është më anëtare e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Vendimi i dhënë së fundmi nga Komitetit Ekzekutiv i KOKSH ka ardhur për disa arsye, ku më kryesoret janë moskryerja e zgjedhjeve të reja për drejtimin e Federatës gjatë vitit 2011, sipas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv dhe mospagesa e një gjobe të vjetër. Një ndëshkim që prek i të gjithë, por më së shumti skuadrat, me sportistët dhe trajnerët e tyre.
Prej heqjes së anëtarësisë së Federatës Shqiptare të Notit nga KOKSH, notarët shqiptarë rrezikojnë të mos marrin pjesë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, si janë Lojërat Mesdhetare të vitit 2013 dhe Olimpiada Rinore.
Tashmë të gjithë presin zgjidhjen e ngërçit të krijuar, në mënyrë që noti shqiptar të vazhdojë rritjen në cilësi dhe rezultate, ashtu si ka ndodhur në vitet e fundit në krahasim me vendet e rajonit.