Probleme me Gallasin

Samir Nasri ka treguar se ai është njëri prej “katër ose pesë” futbollistëve të Arsenalit që nuk flet me William Gallasin. Kontrata e mbrojtësit francez skadon gjatë verës dhe së fundmi spekulohet rreth largimit të tij nga Emirates Stadium, pasi presidenti Peter Hill-Wood ka thënë se klubi nuk është në gjendje të përmbushë kërkesat e tij, që ai i quajti “ekstravagante” për kontratën e re.
Nasri dhe Gallas njihen për marrëdhëniet e tyre problematike pas një përplasjeje në Euro 2008 që ishte dokumentuar edhe në autobiografinë e Gallasit, por Nasri ka treguar se ai nuk është futbollisti i vetëm që nuk flet me 32 vjeçarin. “Unë nuk komunikoj me të, por nuk jam i vetmi në Arsenal që nuk flet me të”, tha Nasri për tabloidin anglez The Sun.
“Jemi katër ose pesë, por kjo nuk na parandalon të luftojmë për njëri-tjetrin në fushë. Ju nuk mund t’i keni 11 shokë në një ekip futbolli. Ka njerëz që nuk janë të lidhur mes vete dhe si rezultat i kësaj nuk kanë marrëdhënie të mira mes vete, por në fushë ne luftojmë për të njëjtin qëllim”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, Kolo Toure kishte theksuar se armiqësia e tij me Gallasin e kishte detyruar të largohej nga klubi drejt Manchester Cityt gjatë verës.
“Kisha probleme me disa njerëz dhe nuk ndihesha i lumtur. Kërkoja diçka tjetër dhe një sfidë të re. Gallas dhe unë keqkuptoheshim me njëri-tjetrin dhe njëri prej nesh u desh të largohej. Si futbollist kam pasur respekt të madh për të sepse ishte më i vjetër se unë. Në Afrikë, kur dikush është më i vjetër, ju duhet të keni respekt për të, por mendoj se nganjëherë ai e keqpërdori këtë”, kishte thënë Toure.
Gallas ende nuk ka vazhduar kontratën me Arsenalin, por mund të zgjojë interesim për shërbimet e tij nëse arrin të paraqitet mirë në Kampionatin botëror. Ndërsa Nasri, 22 vjeç, nuk ishte ftuar në ekipin preliminar të Raymond Domenechut dhe kërkon shpjegime. “Është vështirë, por këto janë vendimet e trajnerit. I respektoj ato, por dua të di arsyen”, përfundoi Nasri.