Realit i duhet stabilitet

Iker Casillas ka bërë thirrje që Manuel Pellegrini të mbetet në Real Madrid, pas spekulimeve se klubi përgatitet për ndryshime në shtabin teknik duke e larguar trajnerin kilian dhe duke e zëvendësuar me Jose Mourinhon.
Më herët gjatë javës, Mourinho kishte thënë se ishte e pashmangshme që një ditë do të drejtonte Realin, por derisa ekipi hyn në javën vendimtare për titull në La Liga dhe me shpresë të marrjes së titullit nga Barcelona, Casillas ka bërë thirrje për stabilitet të rrallë.
Casillas, i cili javën e ardhshme mbush 29 vjet, di shumëçka rreth historisë së fundit të Real Madridit pasi gjithë karrierën e deritashme e ka kaluar në Santiago Bernabeu dhe ka përcjellë futbollistë e trajnerë të ndryshëm, që kanë ardhur dhe janë larguar.
“Shpresoj që ky projekt të lejohet të zhvillohet dhe të merr besim. Jemi ekip i ri. Në fillim të sezonit u bënë shumë ndryshime në klub, erdhi trajneri i ri si dhe shumë futbollistë të rinj. Jemi në rrugën e drejtë, por për shkak se kërkohet shumë nga Real Madridi, nuk ka kohë të mjaftueshme. Projektet afatgjate janë të mira. Pellegrini është i qetë si gjithmonë. Ne futbollistët jemi me të, kemi marrëdhënie të ngushta, por unë nuk jam ai që vendos. Detyra ime është të pres topat”, tha Casillas për mediat spanjolle.
Pavarësisht shpenzimit të mbi 250 milionë eurove, Reali mund të përfundojë sezonin pa asnjë titull.