Treni i fundit për Kosovën (V)

Të dielën do të zhvillohet xhiroja e 30-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, e cila cilësohet shumë e rëndësishme, si për skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit, ashtu edhe për ekipet që po luftojnë për mbijetesë.
Derisa Gjilani veç e ka humbur hapin për ekzistencë, Kosova e Vushtrrisë e ka edhe një fije shprese. Por, bardhekaltrit të dielën i pret një udhëtim i vështirë, pasi në Gjakovë luajnë si mysafirë të ekipit tjetër të rrezikuar, Vëllaznimi.
Kur kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar deri në përfundim të kampionatit, vushtrriasit gjenden në vendin e parafundit në tabelë me 28 pikë, katër më pak se Vëllaznimi, që është në vendin e dhjetë – pozitë kjo që dërgon në ndeshje barazhi me ekipin e tretë nga Liga e Parë.
Andaj gjakovarët synojnë ta shfrytëzojnë përkrahjen e tifozëve të tyre në mënyrë që ta mposhtin ekipin vushtrrias dhe ta përforcojnë edhe më tej pozicionimin e tyre në vendin e dhjetë të tabelës. Kështu thotë kryetrajneri i ekipit kuq e zi, Ajet Shosholli.
“Ne vazhdimisht kemi synuar ta sigurojmë pozitën që çon në ndeshje barazhi, sepse ishim në situatë të vështirë. Dhe këtë pozitë 80 për qind do ta sigurojmë të dielën me fitore eventuale. Pres angazhim maksimal nga futbollistët e mi që t’i fitojmë të tria pikët dhe kështu ta përforcojmë edhe më tej këtë pozicion që e kemi aktualisht”, deklaroi Shosholli për Express.
Mirëpo, për Kosovën (V) ky llogaritet të jetë edhe treni i fundit i saj në luftën për ekzistencë, prandaj bardhekaltrit nuk guxojnë të gabojnë.
“Është ndeshje shumë e rëndësishme. Vëllaznimi po luan shumë mirë kohëve të fundit. Mirë kemi luajtur edhe ne, por na ka munguar edhe fati. Andaj shpresoj që nga kjo ndeshje të na kthehet fati dhe ta nxjerrim një rezultat pozitiv”, tha për Express kryetrajneri i Kosovës (V), Agron Selmani.
“Me humbje eventuale vetëm teorikisht do të kishim gjasa për mbijetesë. Kurse barazimi do të ishte megjithatë i favorshëm për ne, sepse në xhirot e ardhme Vëllaznimi do t’i zhvillojë dy ndeshje si mysafir dhe do të kishim gjasa t’ia rrëmbejmë pozitën e dhjetë. Por, realisht ne në këtë takim synojmë t’i fitojmë të tria pikët”, theksoi ai.
Ndërsa kryesuesin aktual Trepçën e pret udhëtim i vështirë, pasi në Prizren do të luajë kundër Lirisë. Mitrovicasit aktualisht i kanë vetëm pesë pikë më shumë sesa KEK-u, që gjendet në vendin e dytë. ‘Elektricistët’ llogariten favoritë në ballafaqim me Ferizajn.
Superliga – Xhiroja e 30-të
E diel
Liria–Trepça
Flamurtari–Prishtina
Vëllaznimi–Kosova (V)
Gjilani–Drenica
KEK-u–Ferizaj
Hysi–Besa
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00