Çelsi kërkon Torres dhe Riberi
Merkato
Për të përforcuar çelsin dhe për të synuar triumfin në Champions League gjatë sezonit të ardhshëm, në krye të listës së Karlo Ançelotit janë tri yje të futbollit botëror. Bëhet fjalë për sulmuesin e Liverpulit, Fernando Torres, mesfushorin me tipare sulmuese të Bajernit, Frenk Riberi, dhe sulmuesin e Atletikos së Madridit, Serxho Aguero. Sipas “Daily Telegraph”, drejtuesi i stolit të bluve të Londrës do të ketë në dispozicion për merkaton një buxhet prej afro 117 milionë euro për merkaton e verës. Ndërkohë, sipas “The Times”, Nikolas Anelka pritet të rinovojë kontratën me çelsin dhe do të përfitojë 117 mijë euro në javë.
#