E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme me censusin në Vlorë, plotësimi i formularëve bëhet me laps

Censusi i popullsisë nis me shkelje në qytetin e Vlorës. Duket se ky proces po shfaq problemet e para në qytetin bregdetar ndërsa raste të shumta të plotësimit të formularëve të censusit me laps të thjeshtë plumbi janë shfaqur. Në jo pak raste ky proces ka hasur edhe në refuzimin e qytetarëve të cilët pretendimin se nuk mund të japin të dhënat e tyre personale pasi këto të dhëna ata i kanë në gjendjen civile.

Një tjetër problematikë e shfaqur në këtë proces ka qenë edhe mungesa e plotësimit të 120 pyetjeve në formular. Në këtë mënyrë dalin edhe shkeljet e para rreth pëmbushjes së detyrimeve ligjore që sanksionon ligji për censusin e popullsisë. Në ligjin për censusin është e detyrueshme plotësimi i të gjitha pyetjeve ndërsa përjashtohen nga ky detyrim pyetjet që kanë të bëjnë me përkatësinë etnike si dhe atë fetare.

Po ashtu në ligj përjashtohej plotësimi i formularëve me laps pasi lapsi fshihet lehtë pa u kuptuar nga formulari. Ndërsa procesi ka nisur në të gjithë vendin, ky proces po shfaq problemet e tij të para, edhe pse nga ana e drejtuesve të procesit janë dhënë garanci për një proces krejt normal.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›