E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme për Dzekon në City

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 18:43

Transferimi i Edin Dzekos në Manchester City ka hasur në probleme. Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi boshnjak është rikthyer në Gjermani, për t’i zgjidhur problemet me pasaportën. Ai ka hasur në këto vështirësi para se t’i nënshtrohej testit fizik.

Arritja e futbollistit të Wolfsburg në City nuk do të duhej të dështonte, por sipas zërave që arrijnë nga Anglia, në rastin e Dzekos, nevojiten 28 ditë për ta marrë të drejtën e punës në këtë vend, mirëpo data e fundit që mundëson transferimet e futbollistëve përfundon më 31 janar

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›