Problemet dalin kur qeverisja është vetë zoti vetë shkopi i veprimeve
Kapitali shoqëror hap rrugë për investime dhe është ushqimi kryesor për qytetarinë, pjesëmarrjen dhe respektin ndaj ligjit, që është edhe pika kyçe e zhvillimit të qeverisjes së mirë. Po përse në Shqipëri është kaq e vështirë të kuptohet e gjitha kjo?
Për sa kohë pushteti politik do të shpërblehet mes duarsh që shtrëngohen prapaskenave dhe lufta për gjithëpërfshirjen e qytetarëve dhe ndryshim të kërkuar do të ngelet aty, nuk ka gjasa të ketë rrugëdalje në horizont.
Qeverisja e demokarcive në zhvillim është vetë zoti dhe vetë shkopi i veprimeve të saj. Prandaj ështe e pabesë. Kaq e pabesë!