E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konteksti historik për zgjedhjen e një presidenti si Obama

Kur u bë president në vitin 1961, J. F. Kennedy emëroi disa zezakë në poste të larta. Këshilltari më i vlerësuar afrikano-amerikan i presidentit të ri, ishte George Thomas, puna e të cilit, çdo mëngjes konsistonte në zgjedhjen e rrobave të ditës për presidentin.

Barack Obama nuk ka folur shumë për luftën e zezakëve për barazi, as për dekadën e trazuar kur lindi. Ai është përpjekur të mos e vërë theksin te ngjyra e lëkurës së tij dhe ua ka lënë të tjerëve bashkëngjitjen e domethënies së racës në kandidaturën e tij.

Çështja e racës është e rëndësishme. Që prej përfundimit të rindërtimit, periudha pas luftës civile, Shtetet e Bashkuara kanë pasur vetëm tre senatorë zezakë. Vetëm dy shtete, Massachusetts-i dhe Virginia, kanë zgjedhur guvernatorë zezakë. Me zgjedhjen e një presidenti zezak u bë realitet ajo që shumë e shihnin si diçka politikisht të pamundur.

Më 28 gusht 1963, Martin Luther King, foli për ëndrrën e tij për Amerikën, duke pasur si sfond të lavdishëm statujën e Abraham Lincoln-it. Më 20 janar 2009, Barack Obama do të shfaqet në shkallaren perëndimore, në Capitol Hill, në Uashington, për të vulosur triumfin e tij historik, vetëm me 35 fjalët e betimit presidencial.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›