Problemet e liderëve të partive të vogla
Nuk dihet me saktësi numri i deputetëve të partisë që kanë votuar pro apo kundër. E vetmja gjë e sigurtë është se lideri i Partisë nuk ka marrë pjesë në votim madje të njëjtën gjë ka bërë edhe një ish-ministër. Madje edhe vetë burimet e brendshme të partisë Lidhja e Veriut janë ende të paqarta. Ndërsa numri dy i kësaj partie Roberto Maroni, është shprehur se: “Votat kundra arrestimit vijnë nga partitë e tjera” - duke shtuar se ndonjë votë mund të ketë ardhur edhe nga Lidhja e Veriut por sidoqoftë flitet vetëm për pak të tilla. Edhe kryetari i bashkisë të Veronës, Flavio Tosi, ka nënvizuar se: “Pjesa më e madhe e grupit parlamentar të Lidhjes ka votuar për arrestimin”. Por ndërkaq shifrat janë të sakta, 309 vota kundër 298, që do të thotë se deputetët italianë nuk japin autorizimin për arrestimin e Nikola Kozentinos i cili aktualisht mban detyrën e koordinatorit rajonal të Pdl për Kampanian dhe akuzohet për korrupsion me metoda mafioze. Por vetë Kozentino ndihet një “viktimë e një trajtimi të padrejtë dhe i një agresioni mediatik, politik ku nuk mungon dhe ai i drejtësisë”. Sidoqoftë ka “shpëtuar” falë votave të partisë Lidhja e Veriut dhe asaj Radikale. Vetë Umberto Bosi lideri i Partisë së Lidhjes të Veriut është shprehur se ka lejuar liri të ndërgjegjes për parlamentarët e tij por ai vetë nuk ka marrë pjesë në votim. Por ish – ministri njëkohësisht dhe numri dy i kësaj partie, Roberto Maroni ka shtuar se nuk ka qenë dakort për të lënë votën e lirë duke saktësuar se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Bosin. Lidhja e Veriut ka filluar të jetë e disponueshme për të bashkuar sërish votat me maxhorancën? Sepse Bosi i sheh votimet si shumë të largëta dhe njëkohësisht i pëlqen edhe ky ligj zgjedhor aktual i cili sipas tij është nga më të mirët. Përfaqësues të politikës italiane janë shprehur gjithsesi se vota për Kozentinon “shënon vdekjen politike të Lidhjes (së Veriut) që prej sot nuk do të jetë më e besueshme për asgjë në sytë e mjaft qytetarëve të Veriut”. Por Bosi kërkon të minimizojë këtë fakt: “Ka qenë një lloj rebelimi i parlamentarëve kundrejt organeve të drejtësisë të cilët kërkojnë të bëjnë proçese ” – dhe kjo vlen edhe për bazën legiste. Në të kundërt Tosi e konsideron këtë fakt si “një faqe të keqe të politikës në përgjithësi”. I konsideruar si një njeri i afërt i Maronit, Flavio Tosi është i mendimit se elektorati i Partisë së Lidhjes së Veriut tashmë ka pasiguri sepse një herë flasim për një gjë pastaj flasim për diçka tjetër”. Ndërkaq, atje ku vlon më tepër, në Radion Padania, ndihet keqardhja e njerëzve të thjeshtë të kësaj Partie. Mbrojtja e Kozentinos ka skandalizuar një pjesë të mirë të popullit padan duke u rreshtuar në krah të Roberto Maronit: “Keni shpëtuar një kamorrist” do të thotë dikush ndërsa dikush tjetër shton: “Kamorra hajdute, Lidhja pronare absolute”. Ka mbaruar këtu gjithçka? Flitet ndërkaq se Lideri i Lidhjes të Veriut ka pezulluar çdo takim publik me Roberto Maronin. Asnjë takim në të cilin mund të marrë pjesë i vetëm ish - ministri i Brendshëm nuk mund të organizohet më nga Partia e tij. Vendim ky që është komunikuar këshillit drejtues të Lidhjes. Afër ndarjes dhe përçarjes? Nga një anë Bosi kishte folur për një jo arrestim të Kozentinos duke lënë liri votimi sipas ndërgjegjes të çdo deputeti edhe pse sekretaria e kësaj partie ku kishte marrë pjesë dhe vetë Bosi, kishte dhënë drejtime të ndryshme. Por zëra brenda partisë, por që janë të lidhur me Maronin, kanë deklaruar se “Ky grup vlen 99% të partisë dhe 100% të bazës, nuk do të na ndalojnë”. Gjithça spostohet për manifestimin e datës 22 në Milano, cili mund të zhvillohet në një klimë paksa të rëndë. Dikush nga baza e kësaj Partie thotë se “Lidhja ka shpëtuar një kamorrist” dikush tjetër shton se Bosi duhet të ketë turp dikush tjetër akoma shton: “Lidhje mafioze nuk të votoj më”. Në rrjetin facebook ish - ministri : “Jam i hidhëruar, por nuk do të resht të besoj dhe të punoj për Lidhjen për të cilën kam dhënë kontribute për rreth 25 vjet rrjesht. Do të vazhdoj të punoj për Lidhjen e të ndershmëve. “Ishte e dhimbshme të shihje që nuk arritëm të kishim një qëndrim të përbashkët, një shenjë e keqe, që shpresoj se do të kalohet sa më shpejt që të jetë e mundur” por këto probleme duhet të zgjidhen. Disa zëra kërkojnë të thirret kongresi si në nivelin kombëtar po aq dhe në atë federal.