Lirimi i hapësirave publike,sot nis aksioni i Bashkisë
Sot është afati i fundit që kanë tregtarët si dhe pronarët e lokaleve për të liruar hapësirat publike siç janë tortuaret apo edhe rrugët ku janë parkuar automjete prej shumë kohësh.
Më herët në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e bashkisë së Tiranës, Anila Bisha ka bërë edhe një herë thirrje para përfundimit të afatit.
Sipas Bishës Bashkia e Tiranës është e vendosur që të zbatoj ligj dhe bën thirrje për mirëkuptim tregtarëve ambulant pronarëve të lokaleve dhe automjteve që t`i lirojnë hapësirat publike.