E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet në tregun ndërkombëtar të drithërave

Ndonëse importuesit e grurit me gjysmë zëri tregojnë se ka rezerva të grurit të blerë, problem sipas tyre janë blerjet në të ardhmen. Pas disa paralajmërimesh Rusia ka filluar të aplikojë taksën e eksportit të grurit prej 105 euro për ton, ndërsa Ukraina aplikon një taksë 25 euro për ton. Sipas importuesve, furnizuesi kryesor mbetet Kazakistani, megjithatë mungesa e lidhjes direkte detare me këtë vend rrit koston e transportit. Nga ana tjetër, rritja e kërkesës edhe nga konsumi i drithërave për biokarburante, bën që çmimi të jetë në ndryshim të vazhdueshëm, duke shtyrë prodhuesit e mëdhenj të mos nënshkruajnë kontrata disa mujore shitjeje. Për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, në vendin tonë importuesit kryesorë kërkojnë heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për importin e drithërave. Kërkesa për mosaplikimin e TVSH-së është ngritur edhe herë të tjera. Kësaj radhe ata kërkojnë të mos aplikohet TVSH-ja të paktën deri në korrik të këtij viti.

Ndryshimi i çmimeve të mallrave kryesore të konsumit

Artikulli viti 2007 viti 2008 Rritja
Vaj gatimi 200 lekë/kg 270 lekë/kg 35%
Miell 70 lekë/kg 80 lekë/kg 14%
Sheqer 65 lekë/kg 80 lekë/kg 23%
Oriz 70 lekë/kg 80 lekë/kg 14%
Vezë 12 lekë/kokrra 15 lekë/kokrra 9%
Bukë 80 lekë/kg 120 lekë/kg 33%

8 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›