PDS-ja: Qeveria të mos fshehë krizën ekonomike
Sekretari Politik i Partisë Demokracia Sociale, Artur Duçkollari, ka komentuar raportin më të fundit të CIA-s për Shqipërinë, ku theksohet kriza ekonomike, krimi i organizuar, ekonomia informale etj. Duçkollari ka fajësuar qeverinë aktuale për këto pasoja, ndërkohë që e ka akuzuar atë edhe për mashtrime me shifrat dhe treguesit ekonomikë, në raportimet që u bën partnerëve strategjikë shqiptarë. “Çdo shqiptar e di, e ndien dhe e përjeton krizën e ushqimeve, papunësinë ekstreme, krimin e organizuar dhe trafiqet, informalitetin në ekonomi dhe monopolet, por kur këto fenomene bëhen të ditura edhe në raportet e shërbimit më të madh inteligjent, CIA-s, përmasat e tyre janë edhe më dramatike. Partia Demokracia Sociale i kërkon qeverisë të mos mashtrojë popullin me lojën e shifrave dhe të sukseseve të shkëlqyera, siç dhe i pëlqen të shprehet zotit Berisha, por të jetë transparente me të dhe partnerët e saj”, - tha Duçkollari.
8 Shkurt 2008