E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Të bashkohemi për të luftuar varfërinë”

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka vijuar turin e shpallur prej tij “Dialog me Shqipërinë” me një takim të zhvilluar me banorët e fshatit Shtoj në rrethin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kryetari i Partisë Socialiste është ndalur në varfërinë ekstreme që po vuan pjesa më e madhe e popullsisë, kryesisht në fshat, teksa ka kërkuar bashkimin e të gjithë shqiptarëve për të luftuar varfërinë dhe krizën ekonomike.
“Sipas politikës së vjetër në fshat nuk duhet që njerëzit të jetojnë, por mjafton që të mbijetojnë, jo si njerëz, por si qenie të gjalla. Unë nuk kam shumë fjalë për të thënë, por jam i bindur që ka vetëm një rrugë dhe kjo është rruga e një bashkimi të madh, e një bashkimi të madh përtej partive, e një bashkimi të madh përtej të majtës dhe të djathtës së vjetër që na kanë ndarë, na kanë përçarë, na kanë futur në konflikte dhe në paragjykime 17 vjet. Një bashkim i madh për të dalë nga varfëria”, - tha Rama.

8 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›