Procedimet në 2009-n, KLD-ja rrëzon kërkesat e Ministrisë së Drejtësisë
Anëtarët e Këshillit, gjatë procedimeve, kanë besuar gjyqtarët dhe jo relacionin e Ministrisë
Laureta Rryçi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë vitit 2009, ka votuar pro argumenteve të gjyqtarëve të vënë në shënjestër të Ministrisë së Drejtësisë. Një relacion i përgatitur nga vetë specialistët e Këshillit tregon se 2009-a ka qenë një vit “i nxehtë” mes dy dikastereve, të cilave u është dashur të vendosin mbi fatin e 14 gjyqtarëve. Sipas të dhënave zyrtare të Këshillit, gjatë këtyre rasteve që janë shqyrtuar me iniciativë të ministrit të Drejtësisë, më tepër votat e anëtarëve kanë qenë për rrëzim të kërkesës. Një tjetër risi për vitin që lamë pas është edhe heqja e dy mandateve të gjyqtarëve për t’i lënë rrugë të lirë Drejtësisë për hetime të mëtejshme. Një është gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Qani Hasa dhe tjetra, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Marsela Balili.
Ndëshkimet
Pas disa inspektimeve të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë janë përgatitur dhe dosjet për procesin për gjyqtarë të gjykatave të ndryshme. Ndryshe nga vitet e mëparshme, ku KLD-ja ka qenë më e ashpër me “togat e zeza”, në 2009-n argumentet që kanë dhënë gjyqtarët kanë qenë më bindëse. Anëtarët e KLD-së, pasi kanë dëgjuar ministrin e Drejtësisë, me argumentet e tyre kanë vendosur të rrëzojnë më shumë se gjysmën e propozimeve. Për një pjesë tjetër kërkesash për procedim disiplinor është vendosur pezullim, kështu që vetëm për pak prej tyre masa e propozuar nga ministri është lënë në fuqi.
Shifrat
Këshilli i Lartë i Drejtësisë deri në vitin 2008 ka ndëshkuar 102 gjyqtarë në të gjithë vendin. Ndëshkimi më i rëndë ka qenë deri në largim nga puna, ndërsa fare të pakta janë rastet kur ndaj tyre mund të jetë nisur një procedim penal. Ndëshkimet e para kanë nisur që në vitin 1997. Të denoncuar nga qytetarë të thjeshtë që kanë qenë palë në proces, apo të zbuluar nga ndonjë kontroll i zakonshëm jo vetëm gjyqtarë të thjeshtë, por edhe drejtues gjykatash, janë kthyer në personazhe ndëshkimi për KLD-në. Midis tyre ndeshesh si me gjyqtarë që janë larguar krejtësisht prej Gjyqësorit, ashtu dhe me ata që në dosje kanë masa disiplinore. Përgjithësisht pjesa më e madhe e tyre kishin vite që jepnin drejtësi, por kontrolli u është bërë dosjeve të caktuara në varësi të urdhrit të ministrit të Drejtësisë apo denoncimeve të veçanta. Nuk mungojnë edhe rastet kur këto vendime nga ana e anëtarëve të Këshillit janë hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë. Falë këtyre vendimeve, jo pak gjyqtarë janë rikthyer në detyrë duke lënë pas pikëpyetjen: a bënë shkelje apo jo dhe a u tregua i drejtë Këshilli me ta?
Rregullorja për procedimet disiplinore
Megjithatë, sipas rregullores, fillimisht anëtarët e KLD-së njihen me masat e propozuara nga ministri i Drejtësisë dhe më pas të gjithë gjyqtarët kanë pasur të drejtë të servirin versionin e tyre mbi shkeljet e faturuara. Referuar faqes në internet të KLD-së tashmë të gjitha vendimet janë pasqyruar duke shpjeguar dhe masat e propozuara nga ministri dhe vendimi përfundimtar që është marrë ndaj tyre. Vihet re se gjyqtarët e ndëshkuar kanë punuar në të gjitha gjykatat e rretheve dhe përgjithësisht abuzimet e tyre kanë të bëjnë me shkelje procedurash, njëanshmëri dhe vendime jo të argumentuara qartë. Vitet kanë treguar se ministrat e Drejtësisë, përveçse e kanë pasur si kompetencë, kanë qenë dhe një prirje e tyre politike për të realizuar sa më shumë kontrolle.
Masat që do të regjistrohen në dosje
Me nisjen e një sistemi të ri vlerësimi për gjyqtarët duket se në dosjet e tyre do të zënë vend dhe masat disiplinore që kanë marrë. Për aq sa është bërë publike deri tani ata që kanë masa disiplinore do ta kenë më të vështirë për të ngjitur shkallët e karrierës. Do të jetë një pengesë për çdo gjyqtar që do të kërkojë të gjykojë në një gjykatë të rëndësishme të vendit apo për ata që gjykojnë në shkallë të parë dhe duan të vazhdojnë punën e tyre në Apel apo në Gjykatën e Lartë. Vitet e fundit shumë prej gjyqtarëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të rifituar të drejtën për rikthim në Gjyqësor.
18 Maj 2010