E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedimin ndaj 5 gjyqtarëve për shkelje të rënda

Kjo Ministri bën me dije se një prej gjyqtarëve  ushtron veprimtarinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 3 gjyqtarë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe 1 gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.

Këto procedime bazohen në rezultatet e 2 inspektimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë. Inspektimet janë zhvilluar për verifikimin e çështjeve gjyqësore me të paditur apo person të tretë Bankat e Nivelit të Dytë, ku gjyqtarët e proceduar kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija, me pasojë dëmtimin e rëndë të sistemit bankar. Shkeljet e ligjit të kryera nga gjyqtarët kanë favorizuar debitorët e bankave të nivelit të dytë.

Ministria e Drejtësisë mbetet e vendosur të vijojë veprimtarinë e saj inspektuese pranë gjykatave dhe agjencive ligjzbatuese me qëllim evidentimin e rasteve të devijimit të ligjit, rivendosjen e drejtësisë dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit në të ardhmen. Në këtë mënyrë realizohet mbrojtja e dinjitetit, e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mbrojtja e interesit publik, si dhe e interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë. Ministria e Drejtësisë, falënderon ankuesit për bashkëpunimin e tyre nëpërmjet ankesave drejtuar asaj për çdo rast të devijimit të drejtësisë nga ana e sistemit të drejtësisë. /Start/

                                                                                             2012-08-24 11:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›