Të hënën nis shpërndarja e teksteve shkollore

Ministria e Arsimi bën me dije se duke nisur nga e hëna e ardhshme dhe deri më 10 shtator, në të gjithë shkollat do të nisë shitja e teksteve shkollore dhe nxënësit mund të tërheqin paketën e librave në shkollat përkatëse.
Sipas MASH deri më datën 10 shtator të gjithë nxënësit duhet të jenë pajisur me libra. Ata duhet të tërheqin faturën, në mënyrë që të përfitojnë nga subvencioni, i cili arrin deri në masën 100% për kategori të veçanta nxënësish. Gjithashtu është parashikuar që romët dhe pakicat minoritare t`i përfitojnë librat fal; as ditën e parë të shkollës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë masat që të nisë menjëherë shpërndarja e librave, dhe titujt e teksteve shkollore janë shtypur të gjitha në masën 100 për qind pra nuk ka asnjë mungesë teksti dhe procesi i shpërndarjes është përgjegjësi e botuesve.
MASH do të ndjekë të gjithë procesin për të mos lejuar asnjë vonesë në shpërndarjen e librave, e cila do të vazhdojë deri në datën 10 shtator, ditë kur nis dhe viti i ri shkollor 2012-2013. Risia e këtij viti shkollor është futja e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila është futur si tekst alternativë në programin mësimor të shkollave. /Start/
2012-08-24 12:22