E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të vriste vëllanë, parandalohet krimi

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit verior, teksa është arrestuar në flagrancë shtetasi Nazmi Bandulla, 44-vjeç.

Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi, pas rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes së shkuar, ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. B., 38-vjeç, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin e ngjarjes.

“Me të marrë información në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore, të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e krimit, duke kapur në flagrancë autorin së bashku  armën e zjarrit tip pistoletë Berta, me një fishek në fole, si dhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thekson policia.

Skuadrat e hetimit kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materiale në ngarkim të shtetasit Nazmi Bandulla, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kanosje me armë zjarri” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. /Start/

                                                                                             2012-08-24 10:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›