Procedohet penalisht 26-vjeçari, dyshohet për trafik makinash
Tiranë - Policia ka dërguar në Prokurori materialet për Erjon Gracarin, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse dy ditë më parë është kapur në flagrancë në rrugën “Sami Frashri”, me automjetin “Fiat Brava”, me targa të huaja, që më pas iu bllokua. Ky veprim u krye bazuar në shkresën e ardhur nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, ka rezultuar se targat e këtij mjeti ishin të falsifikuara dhe i përkisnin një linje të falsifikimit të dokumenteve. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “Trafikimit të mjeteve të vjedhura” dhe “Përdorim të dokumenteve të falsifikuara”.
Kosova kërkon zbardhjen e vrasjes së Remzi Hoxhës
Sindikata e pavarur e ekonomisë dhe zejtarisë në Kosove ka bërë thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha, i cili dikur ka qenë kryetar i kësaj sindikate. Apeli në prag të procesit i drejtohet gjykatës shqiptare, ku kërkohet që për këtë çështje të vihet në vend drejtësia. “Kemi informacione të sakta se Remziu u rrëmbye nga punonjësit e Shërbimit Informativ Kombëtar shqiptar me 21 tetor të vitit 1995, në bllokun e magazinave në Tiranë”, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së ekonomisë dhe zejtarisë, Jusuf Azemi.
a
15 Maj 2008