E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedura për ankimin e rezultateve të provimit

31/03/2009  Testimi i mësuesve për rritjen e pagës sipas vjetërsisë në punë

Brenda pak ditësh pritet të shpallen rezultatet e mësuesve në provimin e zhvilluar më 29 mars. Bazuar në këto rezultate, mësuesit do të marrin dhe shtesën e pagës që u takon. Për kategorinë e tretë shtesa e pagës është 10 për qind, për të dytën 10 për qind dhe për të parën 20 për qind. Megjithatë, procedura e vlerësimit tashmë do të bëhet mbi një skemë të caktuar me pikët përkatëse, që do të vendosen përbri çdo përgjigjeje të dhënë nga mësuesit e përfshirë në provim. Sipas rregullores së provimit, është përcaktuar që shpallja e rezultateve të bëhet brenda pesë ditëve nga koha e dhënies së provimeve. Mësuesit kanë të drejtë të ankimojnë rezultatin e tyre, në rast se do të vërejnë parregullsi në vlerësimin e bërë për testin. Kjo do të thotë se brenda pesë ditëve nga data e provimit mësuesi ka të drejtë t’i ankohet zyrtarisht kreut të drejtorisë arsimore të rrethit ku bën pjesë. Ankesa mund të jetë për parregullsi në procedurat e zhvillimit të provimit apo për ndëshkimet që mund të ketë pësuar nga administratori ose përgjegjësi i administrimit të provimit.Drejtori i arsimit të rrethit, të cilit i është drejtuar ankesa, i dorëzon mësuesit përgjigjen zyrtare brenda pesë ditëve nga data e dorëzimit të ankesës. Për rastet kur ankuesi nuk e merr përgjigjen brenda afatit ose gjykon se përgjigjja është e pamjaftueshme për të, ka të drejtë t’i drejtohet zyrtarisht drejtorit të IKT-së brenda pesë ditëve nga përgjigjja e parë e marrë për ankesën e depozituar. Drejtori i IKT-së duhet t’i nisë përgjigjen ankuesit brenda 10 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të ankesës. Ndërkohë që, nëse një pjesëmarrës në provim nuk e pranon rezultatin e provimit, i nis drejtorit të IKT-së kërkesën për t’u njohur me qortimin e testit të tij. IKT-ja i dorëzon ose i dërgon ankuesit një fotokopje të testit të tij kundrejt pagesës prej 300 lekë. Në raste se ankesa e mësuesit do të gjykohet e drejtë nga vlerësuesit e ngarkuar nga drejtori i IKT-së, testi rivlerësohet. Nëse mësuesi nuk mjaftohet edhe me përgjigjen e këtij institucioni, atëherë mund të ankohet pranë departamentit përkatës në Ministrinë e Arsimit.

Shtesa mbi pagë

Bazuar në këto rezultate, mësuesit do të marrin shtesat e pagës që u takojnë. Për kategorinë e tretë shtesa e pagës është 10 për qind, për të dytën 10 për qind dhe për të parën 20 për qind. Megjithatë, procedura e vlerësimit tashmë do të bëhet mbi një skemë të caktuar me pikët përkatëse, që do të vendosen përbri çdo përgjigjeje të dhënë nga mësuesit e përfshirë në provim.

Rivlerësimi

Nëse një pjesëmarrës në provim nuk e pranon rezultatin e provimit, i nis drejtorit të IKT-së kërkesën për t’u njohur me qortimin e testit të tij. IKT-ja i dorëzon ose i dërgon ankuesit një fotokopje të testit të tij kundrejt pagesës prej 300 lekë. Në raste se ankesa e mësuesit do të gjykohet e drejtë nga vlerësuesit e ngarkuar nga drejtori i IKT-së, testi rivlerësohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›