Nafta, çmimi arrin 155 lekë
Vala e rritjes së çmimeve në tregun me pakicë ka përfshirë edhe karburantet. Çmimi i naftës në tregun vendas shënoi një tjetër rritje në disa pika të shitjes me pakicë, duke arritur rekordin historik të 154 lekëve për litër për naftën e tipit D1. Një javë më parë, çmimi luhatej nga 140-145 lekë për litër. E para që ka reaguar duke rritur çmimet është shoqëria turke "Alpet". Drejtori i përgjithshëm i kësaj shoqërie, i kontaktuar me telefon, deklaroi se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të karburanteve në bursë. Ai tha se shoqëria e tij furnizohet direkt nga importi dhe është e detyruar të ndjekë ecurinë e çmimit të karburanteve në bursë, duke hedhur dyshime për shoqëritë e tjera të naftës në vend. Ibrahim Aktoz deklaroi se është e pamundur që importuesit e tjerë të naftës në Shqipëri të mbajnë çmimet aktuale, kur kostoja, sipas tij, e një litri naftë ka arritur në 140 lekë për litër, duke aluduar për mashtrime me cilësinë e karburanteve.
Çmimi
Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që çmimet e naftës në tregun vendas shënojnë rritje. Me këtë nivel, çmimi i karburanteve shënon kështu një tjetër rekord historik, të paarritur ndonjëherë më parë në tregun e brendshëm. Krahasuar me një vit më parë, çmimi i naftës në vend është rritur gati 35 për qind. Rritja e pashtershme e çmimit të karburanteve është parë si një nga shkaqet kryesore të krizës inflacioniste, me të cilën po përballet sot thuajse gjithë bota. Krahasuar me një vit më parë, çmimet e naftës në bursa janë rritur me gati 40 dollarë për fuçi. Por ekspertët e Bankës Botërore kanë parashikuar se kjo situatë nuk do të vazhdojë edhe për shume kohë, pasi tregu po i përgjigjet rritjes se çmimit. Sipas BB, shumë vende të industrializuara janë duke ulur kërkesën e tyre për naftë, çka mendohet se do të frenojë rritjen e çmimeve dhe stabilizimin e tyre brenda këtij viti.
Tregu botëror
Në tregun botëror, çmimi i naftës, pasi vendosi ditën e mërkurë rekordin prej 112.2 dollarësh për barrelë, ka qëndruar dje në nivelin 110 dollarë. Disa analistë thonë se OPEC nuk është duke furnizuar sa duhet tregun. Por, ministri i Energjetikës në Arabinë Saudite hodhi poshtë këto zëra. Ali Naimi kundërshtoi edhe kërkesën e vendeve importuese të industrializuara për rritje të prodhimit. Ai tha se kjo rritje e çmimit nuk ka ardhur për shkak të prodhimit të ulët, por është shkaktuar nga spekulimet në treg.