Procedurat, ish-pronarët kanë të drejtën e parablerjes së ndërmarrjeve shtetërore
Qeveria përcakton procedurat për shitjen e ndërmarrjeve shtetërore
Eljona Ballhysa
Ish-pronarët e truallit do të kenë të drejtën e parablerjes së ndërmarrjeve shtetërore që do të privatizohen nga qeveria. Kjo është parashikuar në vendimin e miratuar dje nga Këshilli i Ministrave, që përcakton kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore si dhe mënyrën e shitjes së tyre. Në bazë të këtij vendimi, në momentin kur ish-pronarët shprehin interes për të blerë ndërmarrjen, shitja e objektit shtetëror bëhet pa ankand dhe pronarit i zbritet vlera e truallit. Në rastin kur pronarët tërhiqen nga e drejta e parablerjes, ndërmarrja shitet më ankand dhe blerësi duhet të paguajë për objektin, truallin dhe mjetet e tjera të punës që mban ndërmarrja. Vendimi parashikon mundësinë e pagesës nëpërmjet letrave me vlerë apo bonove të privatizimit.
Procedura e shitjes
“Për rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, shitja bëhet pa ankand dhe subjektet e shpronësuara të truallit kanë të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare. Në këtë rast, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave afishon një njoftim në mjediset e saj për një afat 20–ditor, vetëm për pronarët e truallit. Dokumentacioni për dhënien e së drejtës së parablerjes për objektin që privatizohet, për çdo rast, shqyrtohet e konfirmohet me procesverbal të veçantë dhe miratohet nga komisioni i ngritur nga drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes të Pronave Publike në Ministrinë e Financave”, - shkruhet në vendimin e qeverisë. Në rastet kur subjektet e shpronësuara të truallit nuk kanë paraqitur dokumentet e pronësisë deri në afatin e përcaktuar, atëherë kryhet shitja e objektit dhe e truallit me ankand. Vlera e truallit, e përcaktuar sipas hartës së vlerës, i shkon drejtpërdrejt pronarit për kompensim financiar.
Në rastet kur konfirmohet se objekti që privatizohet nuk ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, ai i nënshtrohet ankandit sipas procedurave të këtij vendimi. Kur në datën e zhvillimit të ankandit paraqitet subjekti i shpronësuar i truallit me dokumentacionin ligjor që vërteton pronësinë e truallit të objektit, atëherë subjekti i shpronësuar gëzon të drejtën e parablerjes me vlerën fillestare të objektit.
Në ankandet për shitjen e pasurive të shoqërive në likuidim e sipër nuk zbatohet e drejta e parablerjes për ish-pronarët e truallit. Ata marrin pjesë në ankand si gjithë të tjerët.
Vlera e fillimit të ankandit është mjete kryesore, plus mjete xhiroje, plus vlera e truallit.
Bashkëpronësia
Kur sipërfaqja e tokës, pronë e subjektit të shpronësuar, shtrihet në mbi 70% të sipërfaqes së truallit nën objekt për objektin që privatizohet, e drejta e parablerjes shtrihet në të gjithë objektin, nëse pjesa tjetër nuk ka pronarë. Në të kundërt, pavarësisht se njëri nga ish-pronarët apo bashkëpronarët e plotësojnë kushtin e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike dhe pjesa tjetër ka pronarë trualli të identifikuar, objekti privatizohet vetëm në bashkëpronësi, me marrëveshje të dokumentuar. Nëse nuk arrihet marrëveshje e dokumentuar ndërmjet bashkëpronarëve brenda një afati 30-ditor të publikimit me afishe, objekti u nënshtrohet procedurave të ankandit dhe ish-pronarët kompensohen financiarisht sipas vlerës së truallit të vlerësuar sipas hartës së vlerës.
Në rastet e shpalljes fitues të ankandit që zhvillohet për shitjen e objektit të njërit prej ish-pronarëve të truallit, në pagesën e vlerës së truallit zbritet vlera e truallit që i përket pjesës së tij, e njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve, e vlerësuar me çmimet e hartës së vlerës së truallit. Për rastet kur për objektin që privatizohet ka një pronar apo disa bashkëpronarë, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike ua ofron për blerje bashkëpronarëve që gëzojnë të drejtën e parablerjes së objekteve. Në rast se ish-pronarët shprehen me shkrim se nuk janë dakord ta blejnë këtë sipërfaqe trualli, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike i dërgon një shkresë, të shoqëruar me kopje të gen-planit, Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për përdorimin e kësaj sipërfaqeje për fond kompensimi për ish-pronarët, duke vënë në dijeni edhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Kompensimi
Në bazë të vendimit të qeverisë, objektet shtetërore që mbeten pa u shitur pas realizimit të ankandit kalojnë në fondin e kompensimit të ish-pronarëve. “Objektet ndërtimore, të cilat i kanë kaluar të gjitha fazat e shitjes, kthehen në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila ia dërgon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për t’i kaluar në fond kompensimi fizik për subjektet e shpronësuara”, - shkruhet në vendim. Ndërsa makineritë, pajisjet, mjetet e xhiros, inventari ekonomik, të cilat nuk janë shitur, pasi janë zbatuar fazat e shitjes kthehen nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në degën e shoqërive publike përkatëse.
Shitja
Personi që ka fituar të drejtën e blerjes së objektit nëpërmjet ankandit, ose të drejtën e parablerjes, pajiset nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, me autorizim për kalim pronësie, ku përcaktohen qartë detyrimet e blerësit. Blerësi, brenda 30 ditëve nga data e zhvillimit të ankandit, është i detyruar të bëjë pagesën, vetëm me lekë, për pjesën e mbetur, sipas çmimit të arritur në ankand, për objektin dhe truallin. Ish-pronarët e truallit, të cilët janë shpallur fitues me të drejtën e parablerjes për objektin apo ndërmarrjen që privatizohet, brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të autorizimit për kalim pronësie nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, janë të detyruar të bëjnë pagesën e vlerës së mbetur të objektit, me letra me vlerë dhe bono privatizimi.
Ndarja e të ardhurave:
Për shitjen e objektit (mjete kryesore e mjete xhiroje etj.):
5% e vlerës së shitjes i kalon Ministrisë së Financave;
30% e vlerës së shitjes i kalon Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
65% e vlerës së shitjes i kalon buxhetit të shtetit.
Për shitjen e truallit
100% e vlerës së shitjes kalon për efekt të fondit të kompensimit financiar, për subjektet e shpronësuara.
Si do të veprohet me pasuritë shtetërore të dhëna me qira
Në vendim është parashikuar që pasuritë shtetërore, të dhëna me kontratë qiraje apo enfiteoze, mbi 500 m2, i shiten, në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, kontraktuesit, në rast se vlera e investimit të kryer prej tij është mbi 150% e vlerës së truallit, si dhe kur subjekti nuk ka detyrime ndaj shtetit. Përcaktimi i vlerës së investimeve bëhet nga ekspertë vlerësues të licencuar dhe ekspertë kontabël të autorizuar, të miratuar nga ministri përgjegjës për ekonominë, i cili urdhëron fillimin e procedurës së mësipërme. Nëse vlera e investimeve të kryera është mbi 150% e vlerës së truallit, ministri nxjerr urdhrin për përgatitjen e dokumentacionit të privatizimit. Për rastet kur ka pronarë toke, vlera e truallit, sipas përcaktimit të bërë në dosjen e privatizimit, i kalon pronarit për kompensim financiar.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin pjesëmarrësit në ankand:
Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit të regjistruar në protokollin e
Ministrisë së Financave;
Garancinë bankare (apo mandatpagesën), që vërteton ngurtësimin e 20 për qind të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë, për llogari të Ministrisë së Financave.
Vendimin përkatës të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të shoqëruar me planvendosjen e pronës, ku përcaktohet se ai është subjekt pronar i tokës.
Dëshminë e trashëgimisë, prokurë përfaqësimi etj, nëse ka të tilla.
10 Qershor 2010