Procedurat për regjistruar trojeve me ndërtime të ligjshme para viti 1991
Laureta RRyçi
Procedura për të kalimin e pronësisë për të gjitha ato troje mbi të cilat ka ndërtesa të ligjshme që para vitit 1991 do të kalojë në tri institucione. Sipas procedurave të përcaktuara
Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë tri dikasteret nëpërmjet të cilat do të realizohet kalimi në pronësi i mijëra hektarëve. Gazeta “Albania” publikon në numrin e sotëm procedurën e plotë të kalimit në pronësi të sipërfaqeve në dokumentin e pronësisë së të cilave është bërë shënimi “oborr në përdorim” dhe trojeve mbi të cilat janë kryer ndërtime të ligjshme para datës 10.08.1991.
Kërkesat
Institucioni i autorizuar për trajtimin dhe shqyrtimin e kërkesave të mësipërme është Zyra Qendrore e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyrat Rajonale në qarqe (në vijim AKKP). Trojet mbi të cilat janë kryer ndërtime të ligjshme para datës 10.08.1991 dhe sipërfaqet, në dokumentin e pronësisë së të cilave është bërë shënimi “oborr në përdorim”, kalojnë në pronësi të pronareve të ndërtesave, pasi këta të fundit të paguajnë vlerën fillestare të truallit, sipas nenit 10 të ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” të shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve, sipas tabelës, së mëposhtme. Pagesat do të kryhen pranë Zyrave Rajonale të AKKP-së së qarkut dhe do të derdhen në Buxhetin e Shtetit për të kaluar në “Fondin e Kompensimit të Pronave”. Sipërfaqet e trojeve që do të trajtohen sipas këtij vendimi nuk duhet të kenë qenë më parë objekt trajtimi nga AKKP-ja ose ish Komisionet Vendore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Kërkuesit që posedojnë sipërfaqet e trojeve, mbi të cilin janë ngritur ndërtime të kryera para datës 10.08.1991 si dhe të sipërfaqeve, në dokumentin e pronësisë së të cilave është bërë shënimi “oborr në përdorim”, duhet t’u drejtohen Zyrave Rajonale të AKKP-se në qark duke paraqitur dokumentet e mëposhtme
Dokumentet
Kërkesën, sipas formularit tip të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, drejtuar Zyrës Rajonale të AKKP-së në qark në emër të personit ose personave të cilët kane ne pronësi ndërtesën. Vërtetimin e pronësisë së ndërtesës dhe/ose dokumentin e pronësisë së sipërfaqes përreth saj për të cilën është bërë shënimi “oborr në përdorim”. Deklaratën noteriale për kufijtë e pronës të pronarëve kufitarë, kur kjo është e mundur. Ne rast se kufitar do të jetë prona shtetërore, konfirmimin nga bashkia apo komuna përkatëse. Plan-vendosjen e sipërfaqes në përdorim dhe të ndërtesës në pronësi që gjendet mbi të, të siguruar sipas përcaktimeve të kreut I në shkronjën “b” të pikës 3 të vendimit nr. 747, datë 09.11.2006 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të pronës”. Dokumentacionin nga Arkivi Teknik i Ndërtimit që vërteton faktin e kryerjes se ndërtimit para datës 10.08.1991. Në rastet kur i posedon, kërkuesi mund të paraqesë edhe dokumente të tjera mbështetëse që mund të përfshijnë:aktin e marrjes në përdorim të truallit;
regjistrimin përkatës kadastral pranë zyrave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në këshillin e qarkut dokumentin nga arkiva hipotekare pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe/ose certifikatën e pronësisë për ndërtesën;dokumentin nga Arkivi i Shtetit Shqiptar, kur dokumentet hipotekare apo kadastrale janë të depozituara në të;lejen e ndërtimit të dhënë nga organi kompetent i periudhës kur është bërë ndërtimi;vendimin gjyqësor të vërtetimit të faktit, të periudhës kur është bërë ndërtimi;dokumente të tjera gjyqësore si p.sh akt-njoftunitë;
të dhëna të dokumentuara nga organet e pushtetit si p.sh. lagjja ose rrethi;dokumente që vërtetojnë blerjen e truallit nga personat ish-pronarë;dokumente trashëgimie të të interesuarve akte të tjetërsimit të trojeve shtetërore dhe lejet përkatëse të tjetërsimit të lëshuara nga organi kompetent në kohën e kryerjes së tjetërsimit.
Box
Verifikimi
Zyra Rajonale e AKKP-së në qark verifikon vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi, si dhe mund të kërkoje dokumente të nevojshme nga institucione të treta për vërtetimin e gjendjes juridike apo fizike, të trojeve në përdorim, si dhe konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor. Në dhënien e vendimit për kalimin në pronësi të sipërfaqeve objekt i këtij vendimi), Zyra Rajonale e AKKP-së në qark mbështetët në:dokumentacionin tekniko-ligjor që përcakton sipërfaqen e trojeve të marra për ndërtim dhe që mundëson përcaktimin e sipërfaqes së pazënë nga ndërtimet;dokumentacionin tekniko-ligjor që përcakton kufijtë e truallit të zënë nga ndërtimi dhe oborri në përdorim. Në shqyrtimin e kërkesave dhe dhënien e vendimit për kalimin ne pronësi Zyra Rajonale AKKP-së në qark kryen këto veprime:Në rastet kur kufijtë rezultojnë të saktësuar, AKKP-ja merr vendim mbi kërkesën në bazë të kufijve të përcaktuar dhe sipërfaqes sipas dokumentacionit tekniko-ligjor, pasi ka përcaktuar vlerën që do të paguajnë kërkuesit. Ne rastet kur sipërfaqja e truallit nën ndërtesë dhe/ose përreth saj nuk përcaktohet sipas dokumentacionit tekniko-ligjor, ajo matët në terren nga Zyrat Rajonale të AKKP-së në qark. Në të gjitha rastet kur rezulton se kufijtë nuk janë të përcaktuar, nuk janë të plota ose mungojnë në dokumentacionin tekniko-ligjor, Zyra Rajonale e AKKP-së në qark bën përcaktimin e tyre dhe të sipërfaqes, nëse nuk rezulton e përcaktuar, pasi ka bërë matjen ne terren, duke e përcaktuar sipërfaqen e truallit përreth ndërtesës sipas tabelës së mëposhtme. Vendimi për kalimin në pronësi, pa cenuar ne asnjë rast të drejtat e pronësisë së të tretëve, merret për sipërfaqen e truallit nën ndërtesë si dhe për sipërfaqen në dokumentin e pronësisë të të cilave është bërë shënimi “oborr në përdorim”, por në çdo rast sipërfaqja e përgjithshme nuk duhet të kaloje sipërfaqen maksimale të lejueshme sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Sipërfaqja e truallit, në dokumentin e pronësisë së të cilit është bërë shënimi “oborr në përdorim” do të jetë vetëm ajo e cila rezulton që të jetë fizikisht e lire dhe e pazëne nga ndërtime të lejuara sipas kuadrit ligjor përkatës. Sipërfaqet e truallit të zëna me ndërtime pa leje konsiderohen të lira. Administrimi i kërkesave, afatet e shqyrtimit, ankimi kundër vendimeve të Zyrave rajonale të AKKP-se ne qarqe, procedurat dhe afatet e komunikimit ndërmjet AKKP-së dhe institucioneve shtetërore dhe raportimi i strukturave të AKKP-së rregullohen sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi qe rregullojnë veprimtarinë e AKKP-së. Kërkuesit duhet të paraqesin kërkesat e tyre deri ne 31.12.2007. Mbas kalimit të këtij afati AKKP-ja nuk pranon më kërkesa. Ndërtimet informale të kryera mbi sipërfaqet e oborreve në përdorim nuk janë objekt shqyrtimi nga AKKP-ja dhe trajtohen sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
MASAT E SIPËRFAQEVE TË NDËRTIMEVE DHE OBORREVE NË PËRDORIM SIPAS PERIUDHAVE
PERIUDHA SIPËRFAQJA
(Tokë/truall) në m2 REFERENCA LIGJORE
Deri në datën 16.08.1961 Deri në 500 Neni 4 i VKM 185/1956 dhe neni 1 i UKM 11/1957
Nga data 16.08.1961 deri në 22.07.1978 150-200 Neni 31 i VKM 282/1961
Neni 1 i Dekretit 4824/1971
Nga data 22.07.1978 deri në 08.01.1986 - Deri në 200 m2 në fshatrat fushore
- Deri në 300 m2 në fshatrat kodrinore e malore
- 140 - 170 m2 në qytete Neni 10 i Dekretit 5747/1978
Nga data 08.01.1986 deri në 10.08.1991 - Deri në 200m2 në fshatrat fushore
- Deri në 250 m2 në fshatrat kodrinore
- Deri në 300 m2 në fshatrat malore
- Deri në 150 m2 në qytete Neni 6 i Dekretit 7011/1985
Indeksi mesatar i rritjes së çmimeve
Viti
1995
1996
1997
1998
1999
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
IRrÇ
50,5
56,9
75,8
91,5
91,8
91,9
94,7
99,7
102,0
104,9
107,4
110,0
16 Gusht 2008