E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodra: “Qeveria e përfshirë në aferën e shitjes së energjisë”



Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ndaj KESH-it dhe OST-së, të cilët, për arsye të shitjes së energjisë elektrike kanë ndërmarrë procese të herëpashershme të ndërprerjes së energjisë në kryeqytet dhe në zonat e tjera të vendit. Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, tha se LSI-ja e kishte denoncuar me forcë edhe më parë këtë mashtrim të vazhdueshëm, që binte në kurrizin jo vetëm të qytetarëve por edhe të bizneseve të tyre, por qeveria shqiptare ashtu siç ka bërë vazhdimisht në këto vjet gënjeu dhe nuk pranoi këtë mashtrim që po u bënte qytetarëve shqiptarë. Ajo tha se si rezultat i shitjes së energjisë dhe ndërprerjes së saj në vend po dëmtohen jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset. Nënkryetarja e LSI-së kërkoi nga KESH-i që të zbardhë aferat e shitjes së energjisë, ndërkohë që i bëri thirrje qeverisë që të ndërpresë urgjentisht operacione të tilla, që dëmtojnë qytetarët shqiptarë. “LSI i kërkon KLSH që të aktivizohet për të hedhur dritë mbi këto afera të dyshimta të shitjes së energjisë, kur qytetarët rrinë ne errësirë dhe të bëjnë publike rezultatet e këtij kontrolli. LSI i kërkon qeverisë shqiptare të ndërpresë urgjentisht vazhdimin e operacioneve të tilla, të furnizojë me energji qytetarët dhe të ndalë ndëshkimin masiv që po u bën atyre, ndëshkim që ka thelluar varfërinë si dhe ka cenuar në mënyrë të frikshme cilësinë e jetës së shqiptarëve duke u a bërë të pamundur jetesën në vendin e tyre”, - tha Kodra.

16 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›