Vasili: Berisha projektoi heqjen e emrit të Ismail Qemalit
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar dje kryeministrin Berisha si një mbështetës dhe organizator të mundshëm të skandalit që lidhet me ndërrmin e emrit të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. “Është sigurisht i patolerueshëm dhe politikisht shumë i rëndë indiferentizmi i stisur dhe tërësisht i qëllimshëm i Berishës ndaj çështjes së ndryshimit të emrit të Universitetit të Vlorës. Kryeministri Berisha i cili nuk ka lënë rast pa komentuar dhe imponuar vullnetin e tij në çështje të një niveli shumë më të ulët bën flegmatikun lidhur me të duke vetëpranuar në mënyrë të qartë se është plotësisht në mbështetje të kësaj fyerjeje të pashembullt që i është bërë ndërgjegjes kombëtare dhe figurave më të ndritura të kombit që kanë lënë gjurmë e kanë shënuar kthesat e mëdha në historinë e Shqipërisë. Pas futjes së dhunshme në librat e historisë të vetë Sali Berishës si një soj personazhi historik që në gjallje të tij sot procesi i denigrimit të figurave simbol të këtij kombi të atyre figurave që kanë shënuar kthesat e mëdha historike të kombit tonë, qëndrimi më i fundit i Berishës që bën sikur i mungojnë instrumentet për të vendosur në mënyrë të menjëhershme ndaj këtij turpi, është bekimi që ai i bën këtij krimi dhe atentati ndaj ndërgjegjes kombëtare dhe ndaj çdo shqiptari që është krenar për vendin dhe figurat e tij”,- ka deklaruar Vasili.
30 Korrik 2008