Procedurat, sipas ligjit, PS të ankohet tek organet kompetente

Akuzat për koncesionet, reagon ministria e Ekonomisë
Pas akuzave të bëra prej PS-së se procedurat e ndjekura për hidrocentralet e dhëna me koncesion Arian Tartarit reagon menjëherë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Sipas sekretarit të përgjithshëm, Durim Kraja kjo ministri i ka realizuar procedurat të gjitha brenda rregullave dhe nuk është abuzuar. Partia Socialiste sipas tij mund të ankohet dhe të shkoj t’i paraqesë faktet në institucionet përkatëse. Sekretari i METE sqaroi procedurat e ndjekura për dhënien me koncesion të hidrocentralit të Kardhiqit. Sipas tij, ky koncension është përfunduar brenda 2 viteve dhe kjo sipas ligjeve në fuqi. “Procedura e ndjekur për dhënien me koncesion të këtij projekti hidroenergjetik është e njëjtë me të gjitha procedurat e tjera të zhvilluara në METE në konformitet të plotë të kuadrit ligjor, transparencës së procesit dhe garantimit të konkurueshmërisë. Nuk është aspak e vërtetë që nuk janë zhvilluar procedura konkurruese, sikurse nuk është e vërtetë që janë dhënë 6 kontrata për hidrocentrale brenda 1 dite”- u shpreh sekretari i Përgjithshëm i METE, Durim Kraja. Hidrocentrali i Kardhiqit pritet që të ketë një fuqi energjetike me mjaft rëndësi për vendin tonë dhe pritet që të vazhdojë projekti për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël.
...