E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS i OKB-se nesër raport për Kosovën

NJU JORK- Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë nesër për Kosovën ku do të paraqitet dhe raporti i fundit i kreut të OKB-së Ban Ki Moon. Seanca zhvillohet nesër pasdite në selinë e OKB në Nju Jork. Në raportin e botuar Ban ki Moon u bën thirrje të gjithë palëve në Kosovë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të zgjidhin në mënyrë konstruktive gjithë cështjet delikate ndëretnike. Raporti, i kushtohet më tepër punes dhe rolit të UNMIK në Kosovë, që është jashtëzakonisht i kufizuar. Në raportin e Ban ki Moon thuhet UNMIK vazhdon të ndërmjetësoje mes shqiptarëve dhe serbëve për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin mes dy komuniteteve, por edhe mes Beogradit dhe Prishtines zyrtare. Sipas Ban ki Moon bashkëpunimi është i nevojshem për normalizimin e situatës në Kosovë dhe për stabilizimin dhe zhvllimin e gjithe Ballkanit Perendimor.
(s.g/BalkanWeb) 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›