Thaçi: Kosovës i hapet perspektiva e drejt BE
PRISHTINE-Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur historike ditën e sotme pasi, siç tha, dokumentet e bëra publike nga ana e Bashkimit Evropian i hapin Kosovës perspektivën evropiane. Sfidat që dalin në Raportin e progresit të Bashkimit Evropian, sipas Thaçit, janë në përputhje të plotë me prioritetet e qeverisë së Kosovës. Kritikat që i bëhen Kosovës në raport, sipas kryeministrit janë në pajtim me vlerësimet e institucioneve të Kosovës.
“Gjetjet e raportit të progresit janë plotësisht në pajtim me pozicionin dhe qëllimet për zhvillimet politike dhe institucionale të qeverisë në fushën e sundimit të ligjit luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe zgjerimit të dialogut dhe pajtimit të komuniteteve”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi theksoi se raporti i Komisionit Evropian është real dhe përveç sfidave pasqyron edhe të arriturat që janë bërë në Kosovë gjatë kësaj periudhe.
“Qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsioni, klima e mirë politike, raportet e mira me fqinjët kanë bërë që të hapet kjo etapë e re mes BE-së dhe Republikës së Kosovës. Të fitojmë në mënyrë meritore perspektivën e liberalizimit të vizave, marrëdhënieve tregtare por mbi të gjitha procesin e stabilizim asociimit”, ka theksuar Thaçi.
Kryeministri përmendi edhe një varg masash të cilat do të ndërmerren për të tejkaluar vështirësitë që paraqiten në këtë studim të BE-së. Sipas tij qeveria do të përfshijë këto sfida në rishikimin që do t’i bëjë planit të veprimit të partneritetit evropian.
(m.a/rtk/BalkanWeb)