Ruçi: Miraton axhendën e mbledhjeve të ministrave

08/04/2005 Solis mungon në takimin e strategjisë socialiste
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka mbledhur dje ministrat dhe drejtorët kryesorë të ministrive, për të përcaktuar pikat kryesore të strategjisë socialiste për fushatën elektorale. Burime në PS-së janë shprehur për "Metropol" se dje u vendos që gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit prill, PS-ja do të zhvillojë disa aktive për çdo sektor. Në këto aktive do të marrin pjesë ekspertë dhe specialistë nga arsimi, shëndetësia, bujqësia, energjetika, mjedisi, ekonomia etj., për të pasqyruar një tablo të situatës aktuale në këto sektorë, si dhe për të përgatitur projektplane për të ardhmen. Gjatë takimit me Ruçin është vënë re mungesa e ministrit të Shëndetësisë, Leonard Solis, i cili kishte dërguar zëvendësin e tij, kjo pas përplasjeve të shënuara mes PS-së dhe PBDNJ-së ditët e fundit. Ndërkohë, me këto aktive PS-ja synon të hartojë strategji të detajuara, ku prania e ministrave cilësohet kryesore. Prania e drejtorëve të drejtorive kryesore për çdo sektor do të specifikonte më në detaje hartimin e platformës elektorale në një kohë që shumica e tyre janë shpallur si kandidatë për deputetë.