E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet struktura që do kontrollojë të drejtat e punonjësve

08/04/2005  Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për inspektimin e punës dhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës". Me këtë projektligj do të synohet që të përmirësohen marrëdhëniet mes punëdhnësit dhe punëmarrësit, duke saksionuar dispozita ligjore. Përcaktimi i detyrave të inspektoriatit të punës në zbatimin e ligjit do të synojë që të ketë një bashkëpunim më të mirë me organet e policisë së shtetit në rastet kur inspektoriati pengohet në ushtrimin e detyrës. Gjithashtu projektligji synon që të shmangë konfliktin e interesave në administartën shtetërore. Ndërkohë që ky projektligj pasqyron kushtet dhe procedurat administrative që duhet të sigurojë Inspektoriati i Punës për zbatimin e ligjeve në fushën e sigurimit dhe shëndetit publik. Tre nga çështjet kryesore të projekligjit janë: Verifikimi nëse punëdhënësi ka marrë masat e nevojshme për të zbatuar legjislacionin e punës. Inspektoraiati do të kontrollojë nëse ka një zbatim rigoroz të ligjit në marrëdhëniet punëdhënës punëmarës si dhe të bëjë raportim para autoriteteve përgjegjëse për çdo mangësi të kërkesave ekzistuese, në vëmendje të autoriteteve përgjegjëse për mbikëqyrjen e kërkesave administrative për inspektim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›