E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: S'ka bashkëpunim me PS, po nuk iku Nano

08/04/2005  Lëvizja Socialiste për Integrim refuzon në mënyrë kategorike një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste para zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas kryetarit të Grupit parlamentar të LSI-së, Sabit Brokaj, "LSI-ja nuk mund të bëjë asnjë koalicion me përfaqësues të korrupsionit e monopoleve. Është jashtë filozofisë dhe principeve të LSI-së një bashkëpunim i tillë". Dy ditë më parë, numri dy i selisë socialiste, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se PS-ja synon të zgjerojë koalicionin e saj edhe me partitë të tjera të spektrit të majtë, përveç aleatëve të saj tradicionalë. Kjo deklaratë e përfaqësuesit të PS-së është hedhur poshtë nga LSI-ja, e cila do të dalë e vetme në zgjedhje, kjo për të testuar kështu veten para elektoratit. Gjithashtu, Brokaj ka pohuar se nuk mund të ketë bisedime me socialistët për sa kohë që ata drejtohen nga Nano dhe klanet e tij monopoliste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›