Procesi në Shalë, debat në KQZ. Ristani: PS shkatërron zgjedhjet
TIRANË- Shpallja e pavlefshmerise se zgjedhjeve në komunen Shalë ka shkaktuar debate në mbledhjen e sotme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Përfaqësuesi i PS ne KQZ, Eridian Saliasi deklaroi se eshte pergjegjesi e KQZ qe nuk u zhvilluan zgjedhjet në këtë komunë me 31 korrik , ndersa kreu i KQZ, Arben Ristani akuzoi perfaqesuesit e PS ne Komisionin Zonal te Administritmi te Zgjedhjeve. (KZAZ).
“Kjo pavlefshëmëri në Shkodër ka ardhur pikërisht nga ju, nga paaftësia e juaj, se ju keni patur në dispozicion tërë shtetin, tërë mjetet, miratuat dhe kuorum dhe nuk mundët dhe pse nuk mundet? Por, se ishit në kundërshtim të hapur me ligjin në cdo lloj procedura se i emëruat komisionerët jo sic parashikonte ligji, por bëtë shpikje ditën e shtunë dhe se jeni të paaftë për të organizuar zgjedhje”, tha Saliasi.
“Kur filloi dita e dielë komisioneri socialist i qëndrës 130 në Shllak, nuk u paraqit bashkë me vulën, duke tentuar të bllokonin procesin zgjedhor dhe po kështu dhe në Finiq. Dhe kjo tregon se është një sjellje e vazhdueshme për të shkatërruar zgjedhjet”.
Ndërkaq është propozuar edhe shkarkimi nga detyra i anëtarëve të KZAZ si dhe ngarkimin e tyre me përgjegjësi penale.
Komuna Shalë nuk arriti të zgjedhë përfaqësuesit e saj edhe pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, ndersa pritet të caktohet një tjetër datë për zhvillimin e tyre.
(d.b/News24/BalkanWeb)