Procesverbal, datë 19.04.2010
//
Drejton mbledhjen:
Tritan SHEHU NËNKRYETAR I KOMISIONIT
Rendi i ditës: Diskutim për vënien në zbatim të ligjit kundër diskriminimit.
Marrin Pjesë: Tritan Shehu, Rajmond Hoxha, Flamur Noka, Mehmet Xheka, Ndue Paluca. Albana Vokshi, Besnik Dusha.
Mungojnë: Deputetët e opozitës
Të ftuar: Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale z. Spiro Ksera.
HAPET MBLEDHJA
Tritan Shehu - Sot kemi të ftuar Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale z. Spiro Ksera për të na informuar se çfarë ka bërë Ministria për vënien në zbatim të ligjit kundër diskriminit. Do të proçedojmë si zakonisht me dhënien e fjalës z.Ksera.
Spiro Ksera- Së pari do të doja të thoja që prania e opozitës në komisionet parlamentare do të ishte një kontribut. Ligji kundër diskriminimit është një ligj shumë i rëndësishëm. Ky ligj përmbush një nga shumë detyrimet për integrimin në BE. Risi e këtij ligji është Komisioneri. Gjatë kësaj periudhe kanë shkuar kërkesa për Komisionerin. Të gjitha hallkat e tjera janë plotësuar dhe me sjelljen e kandidaturave do të përzgjidhet Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ligji parashikon ngritjen e një strukture e cila do të jetë me 6 punonjës. Totali fond efektiv për këtë strukturë do të jetë 10 milion lekë në vit. Ministia e Punës është përfshirë në ndalimin e diskriminimit në fusha të ndryshme. Ligji ka përcaktuar edhe autoritetet përzgjedhëse. Komisioneri ka kompetencë të kryejë hetime administrative të vendosë sanksione administrative, të monitorojë. Pasi do të zgjidhet Komisioneri do të kemi bashkëpunim të ngushtë për të bërë të efektshëm mosdiskriminimin. Jemi të hapur për çdo pyetje që mund të bëjnë kolegët, deputetë anëtarë të Komisionit.
Tritan Shehu- Kush ka pyetje për z.Ministër?
Albana Vokshi- Fondi prej 10 milion lekësh është parashikuar në buxhet?
Spiro Ksera- Po janë parashikuar.
Tritan Shehu- Është e rëndësishme që është aprovuar buxheti dhe po ngrihet struktura e këtij institucioni që do bëjë të mundur mbrojtjen nga diskrimini. Unë kam një sugjerim, kjo periudhë kohe të shfrytëzohet nga Ministria për promovimin e ligjit për objektivat që synon të arrijë ky ligj, pasi ky është ligj që ka të bëjë me qytetarët e thjeshtë, të të gjitha shtresave.
Flamur Noka- Ne mund të themi me kënaqësi se kemi miratuar një nga ligjet më të rëndësishme në fushën e të drejtës. Me këtë ligj ne plotësojmë dhe detyrimet që na janë vënë nga Bashkimi Europian për plotësimin e legjislacionit. Me këtë ligj ne kemi arritur të ofrojmë një barazi përpara ligjit. Ne shpresojmë që me një bashkëpunim të Komisionerit me strukturat përkatëse qytetarët shqiptarë të kenë një mbrojtës të fuqishëm të të drejtave të tyre.
Albana Vokshi- Unë do të doja të përshëndesja jo vetëm Ministrinë e Punës por edhe Ministrinë e Financave.
Ndue Paluca- Përshëndes punën e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale për përshpejtimin dhe vënien në zbatim të ligjit. Unë do të doja të dija si do të ankohen qytetarët që janë jashtë Tiranës?
Spiro Ksera- Do të ketë një rrjet që do të funksionojë për të ardhur ankesa me shkrim, gjithashtu dhe me kontakte direkte. Ne do të punojmë me promovimin dhe sqarimin e opinionit publik në lidhje me ligjin.
Flamur Noka- Kur të zgjidhet Komisioneri unë mendoj se do të duhet ta ftojmë në Komision.
Tritan Shehu Ka ndonjë pyetje tjetër? Atëherë falenderoj z.Ministër për këtë paraqitje të punës të bërë nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në lidhje me ligjin për diskriminimin dhe zbatimin e tij.
Mbledhjen e deklaroj të mbyllur.
Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri. Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro. [ 10 Qershor, 2010 ] Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes. Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament. Kuvendi mbli